Rama bën monologje, tjetërkush vendos rregullat e lojës
Ilir Meta përforcoi sot mesazhin e dhënë nga Luan Rama se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, duke treguar se është ai që vendos rregullat e lojës, pavarësisht se çfarë thotë kryeministri i vendit. “Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoheni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë”- tha Meta.
Meta ishte i pranishëm në inaugurimin e shkollës “Kongresi i Lushnjes”, në krah të kryebashkiakut Veliaj dhe ministres së Arsimit Nikolla, ku nuk i ka kursyer batutat. “Dua të falënderoj Lali Erin për kujdesin që tregoi për shkollën “Kongresi i Lushnjes”. Disa u mërzitën se e panë me duar bosh dhe kërkuan fiq, tani unë ju siguroi që po dolët me 10 do të vijnë dhe fiqtë këtu do vijmë dhe ne prapë këtu”-theksoi kreu i LSI-së.
Add new comment