Ministrat e rinj, presidenti do të bëjë verifikime për kandidaturat para dekretimit
“Tv Klan” informon sot se Presidenti i Republikës do të kalojë në proces verifikimi katër propozimet e reja për ministra”. Sipas këtij televizioni kreu i Shtetit ka një javë kohë për të dekretuar ministrat e rinj, propozimi i të cilëve duhet të bëhet zyrtar.
“Burime nga zyra e Presidentit të Republikës, pohuan për Tv Klan se të katër kandidaturat e ministrave të rinj do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi të figurës dhe personalitetit të secilit.
Verifikim që do të kryhet nga institucionet e inteligjencës. Vetëm pasi të ketë marrë informacionin përkatës për secilin kandidat, Presidenti i Republikës do të vendosë nëse do t’i dekretojë apo jo si ministra. Në CV-te e tyre apo në formularët e dekriminializimit, asnjë prej katër kandidateve të përzgjedhur si ministra të ardhshëm nuk kanë shënuar të kenë patur probleme me drejtësinë shqiptare apo të huaj. Por verifikimi nga ana e presidentit konsiderohet tepër e nevojshme për secilin anëtar të qeverisë, dhe qe është brenda tagrit të Presidentit të Republikës për ta bërë”, raporton Klan.
Add new comment