Tjetër goditje nga Meta, bien edhe “dy zogj” të inkriminuar të Rilindjes

Postuar në 13 Mars, 2017 17:31

Pas Elvis Rroshit të Kavajës, Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndërprerjen e mandatit për kryetarin socialist të bashkisë së Tepelenës Termet Peçi dhe atij të Poliçanit Adriatik Zotkaj. Sipas kryeprokurorit Adriatik Llalla të dy të zgjedhurit socialistë preken nga ligji i dekriminalizimit.

Prokuroria sqaron se kreu i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci e ka plotësuar dy herë formularin. Herën e parë pyetjes nesë ka qënë i dënuar nuk e ka plotësuar. Ndërsa herën e dyta ka pranuar se ka qënë i dënuar me 150 mije leke gjobë për përdorimin e dokumentave të falsifikuara. Por plotësimi për së dyti për Prokurorinë është i pavlefshëm pasi është bërë jashtë afateve që përcakton ligji.

Të njëjtën procedurë ka ndjekur edhe Adriatik Zotkaj në Poliçan që gjithashtu ka plotësuar dy formualre. Ai rezulton që të ketë qenë i denuar disa herë për vepra të ndryshme penale ndërsa ka fshehur një dënim të vitit 1985.Sektori i Dekiminalizimit në Prokurorinë e Pergjithsme të paktën zyrtarisht po heton 5 deputetet Artan Gaçi, Mhill Fufi, Aqif Rakipi, Gledion Rehovica, Omer Mamo si dhe kryetarin e bashkisë Pogradecit Eduart Kapri. Por burimet sqarojnë se në listën e zyrtarëve që prek nga dekmrinalizimi janë edhe disa të tjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.