Zotkaj
KQZ rrëzon Prokurorinë për Peçin e Zotkaj
Ndonëse Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për bashkiakët socialistë të Poliçanit dhe Tepelenës, katër përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve hodhën poshtë kërkesën e organit të akuzës për Adriatik Zotkajn dhe Tërmet Peçin. Argumentimi i Prokurorisë ishte se Zotkaj dhe Peçi kishin fshehur dënimet që kishin marrë të të kaluarën edhe pse ato nuk ishin shkak për ndërprerjen e mandatit. Por sipas organit të akuzës vetëm mosdeklarimi mjafton për heqjen e mandatit të bashkiakëve socialistë.
Kryebashkiaku socialist i Poliçanit verifikohet për trafik femrash
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet për kryetarin socialist të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj për akuzën e trafikimit të femrave jashtë vendit me qëllim prostitucionin. Verifikimi nisi pas një deklarimi të të arrestuarit për prostitucion, Leonard Muçaj. Ky i fundit deklaroi këtë të mërkurë në sallën e gjyqit se prokuroria duhet të hetojë Adriatik Zotkajn si person që ka trafikuar drejt Greqisë 8 femra. Vetë Muçaj përballet në gjykatë me akuzën e trafikut të femrave, pas një denoncimi të bërë për të në vitin 2015
Tjetër goditje nga Meta, bien edhe “dy zogj” të inkriminuar të Rilindjes
Pas Elvis Rroshit të Kavajës, Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndërprerjen e mandatit për kryetarin socialist të bashkisë së Tepelenës Termet Peçi dhe atij të Poliçanit Adriatik Zotkaj. Sipas kryeprokurorit Adriatik Llalla të dy të zgjedhurit socialistë preken nga ligji i dekriminalizimit.