KQZ rrëzon Prokurorinë për Peçin e Zotkaj
Ndonëse Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për bashkiakët socialistë të Poliçanit dhe Tepelenës, katër përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve hodhën poshtë kërkesën e organit të akuzës për Adriatik Zotkajn dhe Tërmet Peçin. Argumentimi i Prokurorisë ishte se Zotkaj dhe Peçi kishin fshehur dënimet që kishin marrë të të kaluarën edhe pse ato nuk ishin shkak për ndërprerjen e mandatit. Por sipas organit të akuzës vetëm mosdeklarimi mjafton për heqjen e mandatit të bashkiakëve socialistë.
Nga ana e saj KQZ argumentoi se pavarësisht gabimeve në formular apo mosshënimit të disa denimeve asnjë prej funksionarëve publikë nuk përfshihej në kushtet për ndërprerjen e mandatit. Në mbledhjen ku u bë rivlerësimi i formularëve për 21 funksionarë publikë që kanë dorëzuar me vonesë të dhënat e dekriminalizimit, përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan argumentat e përfaqësuesve të shumicës.
Më shumë se argumentat ligjorë, përplasja mes KQZ dhe Prokurorisë reflekton luftën politike brenda mazhorancës, ku LSI dhe PS ushtrojnë ndikimin për të dobësuar njëra-tjetrën, përmes dy institucioneve Kushtetuese. Burime thanë për Respublica se Prokuroria po përgatit dy kërkesa të tjera për heqjen e mandatit të deputetëve të PDIU-së, Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, çka i japin një goditje të fortë Partisë së çamëve dhe flirtit të tyre me Edi Ramën, sigurisht me orkestrimin e LSI-së.
Comments
Lu komunisti
Se kishte gabim Arjan Cani! Kjo eshte shqiperia qe vjen era mut, po po mut!
Add new comment