Peçi
KQZ rrëzon Prokurorinë për Peçin e Zotkaj
Ndonëse Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për bashkiakët socialistë të Poliçanit dhe Tepelenës, katër përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve hodhën poshtë kërkesën e organit të akuzës për Adriatik Zotkajn dhe Tërmet Peçin. Argumentimi i Prokurorisë ishte se Zotkaj dhe Peçi kishin fshehur dënimet që kishin marrë të të kaluarën edhe pse ato nuk ishin shkak për ndërprerjen e mandatit. Por sipas organit të akuzës vetëm mosdeklarimi mjafton për heqjen e mandatit të bashkiakëve socialistë.
Tjetër goditje nga Meta, bien edhe “dy zogj” të inkriminuar të Rilindjes
Pas Elvis Rroshit të Kavajës, Prokuroria e Përgjithshme kërkon ndërprerjen e mandatit për kryetarin socialist të bashkisë së Tepelenës Termet Peçi dhe atij të Poliçanit Adriatik Zotkaj. Sipas kryeprokurorit Adriatik Llalla të dy të zgjedhurit socialistë preken nga ligji i dekriminalizimit.