Truku me koordinatorët, varka e radhës për kryeministrin

Postuar në 12 Mars, 2017 11:12

Qesh më mirë kush qesh i fundit-tha kryeministri Rama në një postim të disa orëve pasi u mësua se gati gjysma e qeverisë do të ndryshojë, skenar që deri dje dukej i pamundur nisur nga retorika që atashonte kontratën me shqiptarët dhe përcaktimeve kushtetuese për ligjshmërinë e mandatit të një qeverie. Reagimet emocionale të kryeministrit tregojnë më e pakta se ai ka qenë i detyruar të bëjë ndryshime në qeveri për të hequr disa prej ministrave të përfolur, ku natyrisht krikoja më e dobët ishte ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, për shkak edhe të sferës që mbulon dhe përgjegjësitë që ka në raport më ndërkombëtarët. Ai ka qenë më i ekspozuar si ndaj sinjaleve për shtimin e sasive të drogës që "eksportohen" nga Shqipëria, ashtu edhe për rolin e policisë në rastin e Kelmend Balilit, një ish-zyrtar i qeverisë i akuzuar si kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.  Ministri Tahiri na premtoi se kapja e tij është çështje orësh, por kjo nuk ndodhi. 
Së dyti në media qarkulluan dy versione për mënyrën sesi po kryheshin ndryshimet në qeveri. Fillimisht u fol për një dorëheqje të ministrit të Brendshëm, i cili konsumoi takimin e fundit me kryeministrin të shtunën paradite. I pyetur nga mediat, këshilltari për shtyp i kryeministrit, Endri Fuga konfirmoi se po diskutohej dorëheqja e ministrit të Brendshëm. Më vonë kryeministri jozyrtarisht tha se nuk bëhej fjalë për një dorëheqje, çka e përforcoi më vonë edhe vetë ministri i Brendshëm. Zyrtarisht qeveria i motivoi ndryshimet në qeveri me nevojën për të angazhuar si kordinatorë të fushatës së zgjedhjeve disa ministra. Politikisht aspak korrekte nëse flasim për kontratën me qytetarët. Duket më shumë një truk për t'i shpëtuar faqen kryeministrit në një tjetër betejë të humbur nervash me opozitën që arriti sërish ta ndërkombëtarizojë krizën dhe t'i imponohet kryeministrit. Në media së fundmi qarkullim edhe një term i ri që synon të ndihmojë mediatikisht Edi Ramën në pa aftësinë e tij për të përballuar çadrën e protestës. Thuhet se Edi Rama po krijon një qeveri teknike socialistësh, por ajo që kuptohet është se kori që do të zëvendësojë ministrat e larguar është thjesht një ndërrim kostumi i kryeministrit, që po paguan sërish pasojat e injorimit që i bën opozitës dhe protestës së 18 shkrutit. Sa për argumentin se ministrat u hoqën se do të angazhohen me zgjedhjet është i njëjti standard i dalë boje tashmë, pasi është aplikuar në rastin e shkarkimit të disa ministrave të LSI-së si Edmond Hxhinasto. 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Keta mender ministrash, e qeverish, vine ne pushtet si rrjepacake, mbushin xhepat me miliona euro duke bere gjoja sikur po bejne mender shtet, pastaj pasi e shohin qe jane ngopur e siguruar per 7 breza, ikin, qe te vijne te tjere per ta filluar nga e para, mbush xhepat, bertit sikur po bejne reforma, ike, hajde te tjere, etj. etj. Po kane Artanin (ate komentatorin me idera te shkelqyera papagalleske) qe na sqaron se sa mire po na drejton Ali Baba me banden e 400 (nuk eshte gabim se Aliu vetem 40 kishte, ky palla jone ka 400) hajduteve, derisa edhe Ali Baba te shkoje ke nona e vet dhe Artani te vazhdoje sherbimin per ate tjetrin qe do te vije, ndoshta me nick tjeter, psh Arjan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.