Alfred Sereqi përgënjeshtron “Gazeta Shqiptare”: "Intervista nuk është e imja"

Postuar në 27 Shkurt, 2017 16:17

Në datën 20 shkurt në “Gazeta Shqiptare” u publikua një intervistë e Alfred Sereqit, ish-ministër i Jashtëm në vitet ’92-’97 me titull: Ish-ministri i Jashtëm: Shkëputja nga PD në 1997, Berishën do e gjykojë historia.

http://www.balkanweb.com/site/intervista-ish-ministri-i-jashtem-shkeputj...

Në intervistë i kërkohej mendimi Sereqit – një person me kontakte dhe prezencë minmale në media – për Sali Berishën. Dujke dhënë një qëndrim të ekuilibruar, Sereqi pyetje mandej për një zhvillim që ka të bëjë me vitin 1997. Bëhet fjalë për një promemorie që ai dhe disa deputetë të PD-së firmosën e me anë të së cilës kërkohej apo propozohej një zgjidhje politike për krizën e atyre kohëve. Thotë ndër të tjera Sereqi në këtë intervistë:

Ne kemi pasur një përplasje në ’97-ën për hir të Shqipërisë, të rrethanave tragjike që pati Shqipëria e asaj kohe, për të cilën ne gjykojmë se kemi mbajtur qëndrimin më të mirë dhe më burrëror, më të mençur, ndoshta më të pjekur që mund të ishte, sepse asnjëherë nuk ka një të vërtetë absolute, mund të ishte një zgjidhje më e mirë për Shqipërinë. Mund të ishte evituar sherri, problemet, lufta e armatosur e popullsisë, ky tension midis shqiptarëve me njëri-tjetrin, mirëpo fatkeqësisht nuk na dëgjuan. Por, mendoj se kemi prodhuar një dokument shumë të rëndësishëm, siç ishte promemoria e ’97-ës, që fatmirësisht u botua në gazetën tuaj disa ditë më parë dhe fatkeqësisht, shumica e shqiptarëve e ka harruar çfarë ka ndodhur, duke u marrë me gjëra më pak të rëndësishme se me atë çfarë ndodhi në ‘97-ën…Sepse vetëm kur mendojmë se çfarë ndodhi pas promemories dhe kur mendojmë se mund të kishim evituar një katastrofë, atëherë e kuptojmë rëndësinë që kishte ky dokument. Fatkeqësisht nuk është përmendur sepse protagonistët që ishin kundër kësaj promemorie, sot janë brenda partisë dhe kjo është drama e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, që burrat e mençur që ofruan një zgjidhje të mirë nuk janë më, nuk janë të zotë të shkruajnë dhe letra

Pra në këtë koment identifikohet Sali Berisha si problem më i madh në politikën shqiptare. Kujtojmë se intervista ka 7 ditë që është dhënë dhe ajo përkon me zhvillimin e protestës së PD-së në çadrën para kryeministrisë. Më poshtë, intervista kontekstualizon rolin e mundshëm të Lulzim Bashës në një parti ku siç vlerësohet nga Sereqi, njerëzit që ishin kundër promemories, pra kundër qetësimit, mbeten ende në parti. Dhe këtu Basha sipas tij merr një vlerë tjetër:

Bashën në krye të PD-së e gjykoj pozitivisht në radhë të parë, sepse pas 25 viteve po tentohet që të ketë një personazh tjetër përveç z.Berisha. Kjo është pozitive…Po të lexojmë sot dokumentin pas 20 vjetësh, ata që janë sot në PD do ta shohin se ata burra, që firmosën atë dokument, e donin më shumë PD-në se sa këta që janë sot

Pra Basha është i  rrethuar nga armiq që kanë bërë përherë punë destruktive me Berishën në krye. Në këtë kuadër nuk mund të mos lexohet se intervista merr formën e një apeli diversionist ndaj PD-së të cilës I thuhet të shkëputet nga fryma e Berishës dhe të orientohet te Basha. Ky i fundit pak ditë pas kësaj interviste foli për luftë dhe përplasje, duke përgënjestruar njëfarësoj edhe mesazhet e z. Sereqi. Por nuk është kështu. Sot në një prononcim për TemaTv, ish-ministri i Jashtëm mohon të ketë dhënë intervistë për “Gazeta Shqiptare”, e cila u qarkullua nga mediat pranë qeverisë aktuale.

Nuk është e vërtetë intervista në gojën time, ajo që është botuar një javë përpara nuk është e imja

thotë ai.

Sereqi ka shtuar se gazeta nuk ka pranuar të publikojë përgënjeshtrimin, ndërkohë që ai sipas tij është gati dhe nesër del në shtyp. Nëse kjo që thotë Sereqi është e vërtetë, atëherë dikush ka luajtur me emrin e tij për të realizuar një synim të caktuar politik kundër lëvizjes aktuale të PD-së. Kush qëndron pas kësaj loje? Mbetet e vështirë për t’u identifikuar, por fakt është se Basha shkoi në vijën e Berishës – nëse me këtë kuptojmë radikalizimin për të cilin flet në intervistën e supozuar ish-ministri. Një tjetër pyetje është se pse dikush ka qenë nevojtar që të nxirrte në pah një promemorie të para 20 viteve duke nënkuptuar se diçka e ngjashme me 1997-ën po luhet? Kush vuan nga kjo pasiguri saqë të kërkojë ndarjen e lidershipit në PD, një parti që zakonisht na thuhet se është në ditët më të këqija?

Më poshtë audio: 

Një hallkë ka rënë në këtë lojë të vockël dhe kjo është qëndrimi I Bashës, por edhe përgënjeshtrimi i Sereqit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.