Vettingu i shprehur thjesht dhe qartë

Postuar në 28 Shkurt, 2017 09:26

Gazeta “Shekulli” i ka marrë një intervistë Taulant Balliut, i njohur si Cikja, anëtar i bandës së Dritan Kateshit në vitin 1997. Ai akuzohet dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për vrajse, por në burg është shndërruar në besimtar. Madje ka shkruar edhe 9 libra siç shprehet, për të cilët nuk gjen lekë për t’i botuar. Në burgun e Peqinit funksionon një xhami ku personi në fjalë kryen ritet e një besimtari, duke zbuluar penetrimin e fesë në mjediset e kufizimit të lirisë në Shqipërisë. Gjithsesi interes paraqet deri diku vlerësimi I Balliut për reformën në drejtësi, ashtu si depërton ajo përmes medias në qelitë e burgut.

…Edhe ata lart thonë se nuk ka drejtësi. Po të dënohet një me burg të përjetshëm ka drejtësi, po të dënohet dikush prej tyre, nuk ka drejtësi. Padrejtësia është vetëm për ne të vobektit. Ne jemi kriminelët, prandaj dhe na mbajnë këtu të izoluar. Ne kemi vrarë. Por ata lartë harrojnë se na futën vet në këtë valle. Ata na dhanë armët. Ne ishim të papjekur. Ne morëm armët dhe pas një zënke banale, u vranë dy a tre e kështu nisi loja e hakmarrjes. Politikanët na dhanë armët dhe urdhëruan të vrasim. Dhe sot ata kërkojnë të pastrojnë gjyqësorin vetëm për të shpëtuar veten…Po bëjnë gjithë atë luftë për të hequr gjykatësit, duke pretenduar se do bëjnë drejtësi. Po kujt i kanë bërë padrejtësi ata gjyqtarë? Ne jemi kriminelë. Vetëm me ne e mbajnë akoma emrin

thotë Balliu për gazetaren Alma Çuka. 

Një lexim I kthjellët i vettingut dhe luftës së madhe për kthimin e drejtësisë te populli. Balliu thotë se nuk është engjëll edhe pse nga ana tjetër shton se nuk ka bërë gjë sa për të mos marrë as leje. Por e sigurtë është se as jashtë nuk kanë mbetur engjëjt, pavarësisht se sot bërtasin me të madhe se gjyqtarët janë kriminelë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.