Shqiptarët e mirë duan të dinë për vdekjet në landfille dhe për autorët e falsifikimit të firmave

Postuar në 26 Shkurt, 2017 12:46

Ka dalë në dritë së fundmi një peticion për reformën në drejtësi. Pas tyre qëndrojnë 50 subjekte të së ashtuquajturës shoqëri civile që kanë iniciuar kështu një protestë të vetën kundër opozitës. Ky është thelbi i një peticioni të porositur i cili vjen e bëhet më qesharak në kushtet kur pjesa më e madhe e ligjeve janë miratuar. 
Për të plotësuar teatralitetin e kësaj nisme në veprim është hedhur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Ejon Veliaj. 

"Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që ne të kemi 1  milionë firma për vettingun dhe reformën në drejtësi si një mënyrë për t’i hapur rrugën punëve në këtë qytet, punëve që janë bllokuar nga njerëz që me pak para paguajnë gjyqtarin për të penalizuar komplet qytetin e Tiranës.  Më gëzon fakti që njerëz familjarë e kuptojnë që paja që mund t’i lënë  fëmijëve të tyre është një Shqipëri më e drejtë, një Tiranë më e drejtë. 
Qyteti bashkia nuk bllokohet më nga këto ankande në gjykata që kush paguan më shumë ka të drejtë. Dua të falenderoj qytetarët për këtë angazhim dhe dua t’i ftoj që në ditët në vijim ne të kemi 1 milionë firma për vettignun, 1 milion firma që zhbllokojnë gjithë punët publike në Tiranë që Tirana të ecë përpara. Kush e do Shqipërinë nuk ka nevojë të thotë “o sa mirë me qenë shqiptar”. Të qenit i mirë shqiptar sot është të duash drejtësinë
”, tha Veliaj. 

Kështu është: të qenit shqiptar i mirë sot është të kërkosh zbardhjen e vdekjes në landfille, aty ku mashtrimi dhe korrupsioni i Erjon Veliaj kanë prodhuar edhe goditje në media. Dhe ky njeri, që flet në emër të një shumice pas së cilës janë edhe "gishtat e trashë të Ilir Metës", nuk është vënë para përgjegjësisë. Nuk e ka dhënë shembullin i pari si moralizues full time që është. Ai sot kërkon vettingun, por nuk e ka për gjë të mbrohet me "hetimet" e prokurorisë së Adriatik Llallës. 
Shqiptar i mirë sot është të kërkosh të dish se përse nuk ecin hetimet për falsifikimin e firmës që ky njeri bëri ndaj një punonjësi të bashkisë. Pse nuk del përgjegjësia e këtij jovertebrori politik, i cili është i padurueshëm në skematizmin dhe imitimet propagandistike që kërkon të shesë përditë. 
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u kujdes dje të thoshte se protesta nuk është pazar. Ka një mundësi që ta provojënkëtë duke këmbëngulur që ngjarjet pas të cilave akuzohet ky dallaveraxhi i kohës mediatike, të zbardhen. Cilidoqoftë pazari që ky mund të japë. Pasi tashmë nuk është sekret: në pazar janë të gjithë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.