Emisarët Balla e Çipa, “karta postale” e qeverisë për emigrantët (Video)

Postuar në 19 Shkurt, 2017 18:11

Në Shqipëri debati për reformën zgjedhore ka rikthyer situatën e premtimeve dhe lektorëve të angazhuar për t’i dhënë më në fund Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme. Një prej kërkesave të opozitës është edhe votimi i emigrantëve, për të cilën qeverria thotë se nuk janë krijuar ende kushtet. Dy emisarë të saj Taulant Balla dhe Stefan Çipa janë dërguar në Selanik për t’u kërkuar emigrantëve të presin edhe 4 vjet që të ushtrojnë të drejtën e votës nga aty ku jetojnë.

Cipa dhe Balla kanë përsëritur premtimin e kryeministrit Edi Rama se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të fundit ku shqiptarët e diasporës nuk do të mund të shprehen me votë  pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri. “Ishte një takim me një pjesë të emigrantëve shqiptarë të Greqisë së veriut për t’i informuar për fillimin e implementimit të ligjit të regjistrimit të adresave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, si i vetmi ligj në këto vite të pluralizmit që është bërë për të ndihmuar emigrantët kudo që ndodhen” – deklaroi Stefan Cipa, zv/ministri i Brendshëm.  E pakuptimtë pse Partia Socialiste nuk ka zbatuar programin e saj dhe nuk ka ndjekur një rekomandim të ish-sekretarit për Emigracionin, Erion Veliaj, i cli 4 vite më parë e shihte votimin e emigrantëve si një procedurë pa kosto, mjafton një shërbimi i kartës postale.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.