PD sjell në Tiranë grevistët e Zharrëzës
Të "ngujuar" në grevë urie një pjesë e banorëve të fshatit Zharrës në Patos janë nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Ndonëse e mbështetur politikisht nga strukturat lokale të Partisë Demokratike, greva e tyre ka të bëjë me shpërthimet në nga kompania Bankers, të cilat kanë dëmtuar dhjetra banesa. Qeveria nuk ka gjetur ende një zgjidhje, ndonëse me urdhër të kryeministrit u ngrit një grup pune që vlerësoi situatën nga shpërthimet dhe sugjeroi sistemimin banorëve të cilëve u janë dëmtuar banesat. Për këtë çështje foli një ditë më parë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili tha se Prokuroria është e vendosur t’i shkojë deri në fund hetimit. Më herët ai ka deklaruar se Prokuroria e Fierit e mbylli çështjen pas presioneve nga ambasada amerikane.
Add new comment