Të pavërtetat e komunikimit të javës dhe analogjive me 21 Janarin

Postuar në 19 Shkurt, 2017 21:21

Edi Rama duhet të jepte një përgjigje për kërkesën e opozitës dhe e dha. Përtej meritës që i njohu vetes se nuk vrau protestues si ish-paraardhësi i tij, kryeministri i vendit doli në monologun e fundjavës për të thënë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se protesta e demokratëve të thjeshtë po përdoret nga udhëheqësit e opozitës që nuk duan Vettingun, duke nënkuptuar në këtë mënyrë Sali Berishën dhe frikën që ai ka nga Reforma në Drejtësi.

Për çështjen e protestës dhe analogjive të saj me 21 Janarin, kryeministri thjesht gënjen hapur kur thotë se protestuesit e opozitës nuk bënë asgjë ndryshe nga sa bënë ata të 21 Janarit. Të paktën këto janë lehtësisht të verifikueshme, sepse ekzistojnë arkivat që tregojnë sjelljen e njërës apo tjetrës palë.

Mbi këtë gënjeshtër Edi Rama përpiqet të ndërtojë edhe shenjën e pabarazisë mes tij dhe paraardhësit të tij, çka në fakt nuk  shpjegon diferencën që ai propagandon.

Edi Rama thotë me të drejtë ndoshta se nuk ka pse të dorëhiqet dhe se çështjet e reformës zgjedhore diskutohen në një Komision ku opozita është e ftuar të marrë pjesë. Kjo nisur edhe nga fakti se artikulimi i opozitës për qeveri teknike është më i herët se protesta dhe ka qarkulluar si skenar edhe korrikun e kaluar.

Por po aq e vërtetë është se vullneti i tij dhe shumicës për të trajtuar me seriozitet reformën zgjedhore ka qënë i mangët duke i dhënë arsye opozitës të kërkojë garanci për zgjedhjet. Kryeministri këtë nuk e ka bërë dhe as ka shteruar një negociatë direkte me kreun e opozitës, tryezë nga e cila mund të dilte një zgjidhje ose jo, pas së cilës kryeministri mund të arrinte në përfundimin se protesta është një alibi për udhëheqësit e opozitës që nuk e duan Vettingun.

Vettingu ndërkaq ka filluar dhe me probleme madje, për shkak të emërimeve politike të qeverisë në institucionin që do të bëjë Vettingun dhe shortit të emërimeve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Dhe Vettingu nuk mund të jetë alibi për të mos kryer reformën zgjedhore, kur kanë mbetur 4 muaj para zgjedhjeve. Kujtojmë që dy zgjedhjet e fundit të organizuara nga administrata Rama kanë qenë me shumë probleme dhe të evidentuara edhe në raportet e OSBE-ODIHR. Përveç kësaj kryeministri është shumë i pabesueshëm pasi ka përgjegjësi direkte për futjen në parlament të të inkriminuarve dhe këtu opozita pavarësisht qëllimeve që ka, është në të drejtën e saj politike të kërkojë largimin e zotit Rama.  

Nga kjo pikëpamje, kryeministri nuk mund të fshehë përgjegjësitë duke gjetur alibi me reformën në drejtësi ashtu siç bëjnë edhe shumë ministra që kanë dështuar në punën e tyre. Komunikimi i fundjavës nuk jep asnjë garanci për një klimë normale politike, derisa edhe LSI të qartësojë pozicionin e vet në lidhje me këtë çështje.  

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154489692906523/

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ata protestuesit e 21 Janarit te gjithe si engjej, morpo si pellumba paqe. Cudi si nuk u vrane nja 400 se 4 per zotin jane pak fare.

Submitted by AGA-memnoni (not verified) on

Ai kodosh, ish presidenti yt i qelbur, SRB, sic vrau Remzi Hoxhen, ne '97, ne Gerdec, ne 21 janar, dhe te tjere e te tjere, lista eshte mbi 320 vete, eshte gati te vrase edhe te tjere e te tjere, o Leka MEKSI - XHUXHUMAK ne rol e pseudonim.
Shyqyr qe nuk te ka vrare edhe ty, o xhuxhumaku ish kryeminister, me ca te tjere, pot shyqyr ju u zbythet dhe qepet gojen, se per ta ngrene kishit nga ai ktiminel, qe per te ruajtur bythen e tije, per krimet e veta, do te hante edhe kokat e te pafajshmeve por qe i dinin bemat e tija.
Me mire, mbylle, se sa te ta mbyllin.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ty o rrote... perseri nuk te mbushet mendja qe une nuk kam te bej fare me Leka Meksin, or budall torrollak. Ta thashe edhe nje here tjeter ty o mut-muti, nxirre emrin tend ne shesh dhe une do te pergjigjem me emrin tim. Po kemi vetem nje ndryshim te madh, une edhe pse me pseudonim, a nick, mbaj gjithnje po te njejtin, madje edhe kur komentoj neper portale, a gazeta te tjera, ti or palluqe edhe per pseudonim ke frike te mbash nje, po i nderron si kurva breket.

Submitted by Hahahahaaaaaaa (not verified) on

Pse si puna jote qe ke lindur dhe do te vdesesh me nje pale breke ? ...
(Moderuar komenti).

PS: Sqarojme edhe njehere se komentuesi me pseudonimin Plaku Xhuxhumaku nuk eshte Aleksander Meksi. Kjo jo per te bindur ata qe nuk besojne apo nuk duan te binden, por per ti dhene fund ketij diskutimi ketu.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tasti te shterroi fantazia per nicke dhe fillove te vjedhesh subjektet e mia. Meqe ra fjala, me mire me nje pale breke dhe t'i lash vazhdimisht se sa vazhdimisht me breke te reja qe vine ere kurvash.

PS: Po ta nbajti bytha, vere emrin.

Submitted by Aferim (not verified) on

Te shpresojme kete here prej jush.
Vetem xhuxhumakun, lejonit JU, te ofendonte te tjeret.
Ndersa anasjellten, e kufizonit.
Ky veprim i juaji, te conte ne nendimin qe kysh eshte xhuxhumaku i vertete.
Apo nuk eshte e vertete ?
Shikoni komentet e mesiperme, nga xhuxhumaku, te pranuara e botuara nga Ju
Vetvetiu, mendimi te con tek xhuxhumaku i vertete.
Eshte ne doren t'uaj.
Ne mirekuptojme dhe bashkeounojme, por ne kushte te barabarta.
Tung.

Submitted by redaksia on

Zoteri, i kemi fshire komente edhe P.Xh por per kete nuk veme shpallje. Se dyti nuk ka patur asnje favorizim. Ne komente mund te tolerohet ndonje fjale me shume, por jo kur komenti eshte tendencioz fund e krye. Ca kuptimi ka komenti juaj i vazhdueshem me aludimin se p.xh eshte Meksi kur mund te merresh ne komentin vete?

Dikush neser mund te mendoje se ju jeni iks apo ypsilon deputet. Si do e vertetoni qe nuk jeni - ne rast se nuk jeni sepse as une nuk kam nga ta di? 

Me kete dua te them qe komente qe rreken me kot te kerkojne identitetin e tjetrit nuk i hyjne ne pune askujt. Dhe e perseris: Nuk do te miratohen.

Sqarimin ketu e bejme per lexuesit meqenese aludimi juaj ka qene se favorizimi hipotetik i p.xh behet meqe ai na qenka sipas jush Meksi, djali i te cilit eshte botuesi i faqes. 

P.xh ju ka ftuar te beni identitetin tuaj publik dhe ai thote se do beje te vetin publik. Te tjerat jane llafe dhe asgje me shume. Dhe mbi te gjitha: te paverteta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.