komunikimi i javes
Të pavërtetat e komunikimit të javës dhe analogjive me 21 Janarin
Edi Rama duhet të jepte një përgjigje për kërkesën e opozitës dhe e dha. Përtej meritës që i njohu vetes se nuk vrau protestues si ish-paraardhësi i tij, kryeministri i vendit doli në monologun e fundjavës për të thënë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se protesta e demokratëve të thjeshtë po përdoret nga udhëheqësit e opozitës që nuk duan Vettingun, duke nënkuptuar në këtë mënyrë Sali Berishën dhe frikën që ai ka nga Reforma në Drejtësi.
Berisha dilte të mërkurave në mbledhje qeverie/Kryeministri nxjerr veten në "tabelë nderi" për buxhetin
Rama: U kam dhënë shqiptarëve gjysmë miliardë dollarë në 4 vjet
Sazexhiu i Përparimit në Facebook RTSh
“Ata që qeverisën deri dje, nuk i bënë reformat që po bëjmë ne sepse as që e besonin se Shqipëria mund të bëhet një vend ku nuk pihet duhan në vendet publike”.
Kjo është një nga fjalitë e kryeministrit Edi Rama në komunikimin e tij të Javës në Facebook RTSh. Një muzikë monotone dhe e lodhshme që e dënon publikun të pranojë një njeri që lëshon të tilla broçkulla nga goja, në një garë të kotë që tregon për një vend që ekziston vetëm në përrallën e qeverisë.
Kambana e së vërtetës/Selfo(ie) – intervista e Edi Ramës: Nuk e keni kuptuar çelësin e fitores sonë në Dibër
Me një orë ku dëgjohet tik – taku, një këmbanë që bie njëherë në këtë të djelë dhe bariu i progresistëve, kryeministri Edi Rama, ju fton në komunikim. Rubrika e re, e quajtur Komunikimi i Javës, është marrë sot, në puntatën e parë, me zgjedhjet në Dibër. Duke fërkuar këmbët dhe duke i dhënë trupit sa para mbrapa, me një gromësimë të lehtë, tiku nervor i përhershëm i Edi Ramës edhe para selfo-intervistave si kjo, e vërteta e Dibrës na shfaqet kështu me zë dhë me figurë. E vërteta u takon fitmtarëve, pasi edhe ata dëgjohen më së shumti në këto kohë.