Berisha dilte të mërkurave në mbledhje qeverie/Kryeministri nxjerr veten në "tabelë nderi" për buxhetin
Rama: U kam dhënë shqiptarëve gjysmë miliardë dollarë në 4 vjet
Komunikimin e fundjavës në rrjetet sociale kryeministri Rama ia kushtoi buxhetit për vitin e ardhshëm dhe në veçanti rritjes së pagave për buxhetorët që sipas tij në mandatin e parë të kësaj qeverie kanë përfituar gjysmë miliardë dollarë jo vetëm nga shtesat e pagave, por edhe nga ulja e taksave, ashtu si 95 perqind e shqiptareve. Kreu i qeverisë foli me optimizëm edhe për rritjen ekonomike për vitin që vjen, duke llogaritur një normë 3-3.5 %. Për kryeministrin, edhe 2017-a do të jetë një vit reformash me fokus kryesor shëndetësinë dhe rritjen e punësimit.
Add new comment