Berisha thotë se Lusë i është tërhequr vërejtje për çështjen "Bankers": Qëndrime personale
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një seri akuzash direkte ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu. I ftuar në studion e News24, Berisha ka deklaruar se axhenda e Lu në shumë raste është personale dhe se për këtë arsye i është tërhequr vërejtja në Departamentin e Shtetit.
“Ai duhet të japë shpjegime për këtë. Nuk mund të kërkojë një ambasador ndërprerje hetimesh. Ai mund të thotë që hetimet të shkojnë deri në fund, por jo të ndalen ato. A janë këto axhenda personale apo të mbështetura nga Uashingtoni? Kurrë nuk mbështet politika amerikane gjueti shtrigash. Kurrë nuk mbështet politika amerikane axhenda personale. (Lu) Është thirrur në prani të eprorit të tij dhe i është kërkuar mos guxo më të bësh më një gjë të tillë”, – tha Berisha.
Pak ditë më parë ishte kryeprokurori Adriatik Llalla që deklaroi në studion e “Opinion” se ambasadori amerikan ka ndërhyrë në hetimet për kompaninë “Bankers”.
Add new comment