Zgjidhja për protestën/Format parlamentar me angazhim të Presidentit

Postuar në 21 Shkurt, 2017 10:32

Ka nisur një përpjekje e madhe nga sazaxhinjtë mediatikë të pushtetit, apo edhe nga “inelektualë” të ndryshëm kundër protestës së organizuar nga PD-ja. Në veprim është hedhur i gjithë arsenali i teorive të konspiracionit të kafeneve të para 96-ës, kur Sazanin desh e morën amerikanët, e kur UDB-ja kishte plane nga më të çuditshmet në Shqipëri. Ishin kohë me një kulturë tjetër politike, ku gabimet dhe paaftësia politike e pushtetit dhe sidomos Berishës u kanalizua me ligësi në një konfrontim mes dy palëve të paqena: nga njëra anë patriotët dhe ata që donin shtetin, e që u vunë në krye të batërdisë së 1997-ës, nga ana tjetër i ligu i të ligjve, Berisha. Këtë karamele e hëngrëm njëherë, ndonëse edhe ato kohë, këtyre “ushtarëve të atdheut” siç firmosnin për veten, u vinte për dorësh që të firmosnin marrëveshje gjithafarëshe me Berishën.

Vijmë te greva dhe energjitë negative me të cilën po synojnë ta qarkojnë atë. Është e qartë se koalicioni ka problemse serioze funksionimi dhe PD-ja është në protestë jo për t’iu lutur Ilir Metës, por për të krijuar kushtet politike të çarjes. Ilir Meta dhe LSI-ja u shkëputën nga aleanca me PD-në në vitin 2013 3-4 muaj para se të përfundonte marrëveshja dhe kjo në vetvete është një pabesi që e gjen tipikisht në atë parti ku siç u shpreh vetë njëherë motit shoku, tani zoti Ilir Meta, “të zë kanceri”.

Këtë hap LSI-ja nuk ka arsye ta bëjë sot, aq më tepër që ka angazhimin për reformën në drejtësi të cilët duket sikur e saboton. Në këtë kuadër një protest këmbëngulëse e opozitëës patjetër që shumë shpejt do të vendosë në tavolinë një krizë politike për zgjidhje me një kërkesë të panegociueshme: Edi Rama, jo kryeministër deri në zgjedhje. PD-ja nuk mund të bëjë gabimin që të rinegociojë marrvëveshje si ajo e restoraant Krokodilit, pasi në këtë rast kemi një opozitë që nuk ka besim te kryeministri. Për rrjedhojë marrëveshja për daljen nga kriza duhet të jetë në format parlamentar dhe me gjasë e ndërmjetësuar nga Presidenti. Kjo është formula të cilës i trembet më shumë qeveria, PS-ja dhe të gjithë ata që bëjnë politikë njësoj si filmat me gjermanë dhe ballistë.

Së dyti ka një akuzë qesharake dhe fyese se protesta i shërben qarqeve serbo-ruse dhe axhenave të tyre. Por në cilin drejtim po shërbehet kjo nuk thuhet. Edi Rama ka rënë dakord edhe për bashkimin doganor të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që vetëm dje kryeministri serb Vuçiç deklaroi se Serbia po përballet me probleme stabiliteti. Si vallë kjo protestë i shërben Serbisë dhe Rusisë? Si vallë një protestë me të cilën mund të jesh dakord edhe duke votuar kundër PD-së na qenka gjithnjë vepër e qarqeve të caktuara? Dhe si mundet të fyhen mijëra njerëz në këtë mënyrë, kur edhe nëse ka axhenda të tilla që depërtojnë në lëvizje masive – siç mund të ketë qenë 21 janari p.sh, përmasa e protestës dhe apeli politik që ajo shtron tejkalon çdo axhendë agjenturore?

Është shumë e qartë se pushteti dhe parukeria mediatike e tij është kapur në befasi nga aftësia e PD-së për të organizuar një protestë kaq masive, pas humbjes dërrmuese në vitin 2013. Është po ashtu e qartë se protesta ka vënë në siklet të madh PS-në dhe kryeministrin e saj të dështuar, pasi po prodhon një problem të madh politik, por edhe po krijon kushtet që aleati në qeveri të rrisë pazarin në mënyrë acaruese. Dhe jemi në ditën e katërt. Nuk është çudi dhe e jashtëzakonshme që edhe formacione të reja politike t’i bashkëngjiten protestës, e cila ndonëse mund të ketë aty një Berishë që kërkon të mbrohet nga vettingu, siç po duan të na mbushin mendjen, I ka në fakt të gjitha atributet e një proteste të pakënaqësisë kundër një qeverie të dështuar, prepotente, hajdute dhe që rriti kostot e jetesës. Kjo është e vërteta.

Sa për Berishën dhe lidhjet e tij agjenturore, proza e dashur kjo e të gjithë socialistëve anemikë të brezit të tretë, po sugjerojmë materialet e publikuara në faqen e Fred Abrahams, mikut dhe dashamirësit të Rilindjes. Në një dokument që mban autorësinë e Ëarren Christopher, ish-sekretar i Shtetit në vitin 1995, përpiluar pak përpara vizitës së Berishës në SHBA, thuhet shpesh se PS-ja është trashëgimtare e PPSh-së dhe se Berisha po kërkon mbështetje financiare për Shqipërinë.

http://www.modern-albania.com/wp-content/uploads/2015/09/Berisha-Clinton...

Nuk flitet aty as për implikime me Serbinë, as për lojëra e të tjera si këto paçet mediatike që mbahen gjallë prej 20 vjetësh e kusur. Është koha që ndaj protestës - e cila shpresojmë të vazhdojë - të shikohet me axhendën e zgjidhjes, jo me “strategjinë e luftës së nervave”. Nuk vlen këtu as “argumenti” i asaj që thoshte Berisha për grevën e socialistëve e që po nxirrret si arsyetim diskreditues. Greva e këtyre të fundit u bë për të kontestuar zgjedhjet që i humbën e që u çeritifikuan nga KQZ-ja. Pushteti i asaj kohe bëri thirrje që çdo pretendim të çohej në gjykata, ndërkohë që kazusi i Ruzhdies nuk qëndronte sa kohë KQZ-ja nuk e mori në konsideratë në rezultat atë qendër votimi. Çdo pretendim tjetër është mashtrim.

Comments

Submitted by reale (not verified) on

Si media demokratike qe jeni, ju lutem botojeni kete shkrim qe me derguan me e-mail.
Me respekt.

PRAPË JU?...

PS: Ju lutem sillni kontributet tuaja ne komentet, jo shkrime te publikuara ne media te tjera. Falemnderit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.