Lajme
Tensioni politik. Meta takime me Idrizin. Berisha akuzon vetëm Ramën për CEZ
“Problem janë mostakime dhe jo takimet”. Kështu është shprehur pas takimit me Shpëtim Idrizin, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Një mesazh i qartë për kryeministrin Edi Rama, me të cilin Meta ka kohë që nuk ka marrëdhënie të qeta. Një ditë më parë, Idrizi ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, sikurse do theksuar se para marrëveshjes së prillit 2013, Meta u përpoq për krijimin e një poli me PDIU-në.
Rënie rekord e importit të duhanit. Arrin në nivelet e vitit 2001
Kryeministri deklaroi para disa kohësh se një nga arsyet e rënies së të ardhurave ishte edhe duhani, pasi për shkak të rritjes së akcizës në vitin 2014, distributorët nxituan të krijonin stok të madh, me synim shmangien e saj. Mirëpo prirja e eksporteve të ulëta po vijon dhe siç thotë revista “Monitor”, niveli ka kapur rënien më të madhe që nga viti 2001. “Me vetëm 1662 ton për 8 mujorin importet e cigareve kanë vijuar të jenë në nivelin më të ulët të 14 viteve të fundit (që nga 2001).
Zheji: Rama po bën sondazhe në bazë për ndarjen me Metën
Në emisionin “Opinion”, drejtori i gazetës "Mapo", Artur Zheji, i njohur edhe si një analist afër LSI-së, deklaroi se Edi Rama ka nisur sondazhet në bazë për të testuar qasjen e anëtarësisë socialiste ndaj skandaleve të përfolura së fundmi në media dhe ndarjes eventuale me Ilir Metën dhe LSI-në. Zheji shtoi se ishte në dijeni të fakteve se Rama ka dërguar emisarë në terren për mbikqyrur sondazhet që po kryhen në bazën socialiste.
Pse nuk u publikua letra e Spartak Brahos? “Dita” shkruan se bëhet fjalë për një atentat, bazuar në “raportime të shërbimeve perëndimore”
U njoftua me të madhe se letra “Braho” për krerët e shtetit do të publikohej e se në të bëhej fjalë për paralajmërimin e një skenari destabilizues. Orët kaluan e letra mbeti ashtu siç edhe u lajmërua: sekrete dhe ndoshta “me zarar”. Arsyet nuk u dhanë nga ata që e lajmëruan publikimin, por gazeta “Dita” jep disa detaje që japin një version. Më poshtë raportimi i “Dita”:
Mesazhi i Bankës Botërore: Dakord me luftën kundër informalitetit, por kini kujdes të varfrit
Banka Botërore, një institucion që shihet në shumë vende si shkaktar problemesh, ka dalë së fundmi “sipër” qeverisë shqiptare, teksa apelon që të kihet kujdes me shtresat e varfra të shoqërisë. “Qeveria do duhet të sigurojë mekanizma të mjaftueshëm sociale për të adresuar pasojat apo çështjet afatshkurtra që mund të dalin mbi segmentet më të varfëra të shoqërisë. Dy gjëra që dua t’i theksoj.
Ligji i ri për barnat, qeveria heq filtrin e fundit të kontrollit
Në ligjin e propozuar nga qeveria për “barnat dhe shërbimin farmaceutik” ka një moment tejet problematik që opozita e ngriti sot si shqetësim në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Propozimi i qeverisë kërkon të heqë kriterin e vendosur në ligjin aktual, i cili përcakton se për tregtim autorizohen "barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit vetëm kur kanë marre autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si dhe në një nga vendet e BE".
Kë po favorizon AKEP? Hije dyshimi për deformim të tregut dhe pastrim parash
Agjencia e Komunikimeve Elektroniko-Postare, AKEP dhe kreu i saj Pirro Xhixho dyshohet se kanë dorë në deformimin e tregut të telefonisë celulare dhe favorizim të kompanive fantazma që kanë xhiruar miliona euro, përmes skemave jo transparente dhe të pakontrolluara. Për këtë institucion dhe kreun e saj ka dy denoncime, i pari vjen nga një prej operatorëve në treg dhe i dyti nga mediat.
Denoncimi nga komopania “Plus”
NASA zyrtarizon: Në Mars është zbuluar ujë
NASA konfirmon se në planetin e kuq, në Mars është zbuluar ujë. Në vitin 2010 u zbuluan disa vija të errëta, të gjera 5 m dhe të gjata 100 të cilat nxitën dyshimin se ishin shkaktuar nga uji i rrjedhshëm. Përveç akullit që pranohej gjerësisht se ekzistonte, sot Agjencia Hapësinore Amerikane pranon zyrtarisht praninë e ujit të lëngshëm në Mars. Një zbulim historik, i cili i jep përgjigje, ose hap një parAdigmë të re për të vlerësuar mundësinë e jetës në univers. Uji është parakusht i jetës dhe kjo është çfarë është zbuluar në sistemin tonë diellor.
Presidenti apelon për kujdes në raportet me Serbinë: “Bashkëpunim, por nuk duhet të shërbejmë si make up”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shprehet kritik për sjelljen diplomatik të Shqipërisë në raport me Serbinë. Në një intervistë për gazetën “Express” në Kosovë, Nishani përcjell rezervat e vet për aspekte të politikës së jashtme, për të cilën në fakt nuk kanë munguar përplasjet me qeverinë.
Opinioni çek për marrëveshjen me CEZ: Ishte shumë e mirë. Shqipëria vuri kusht statusin e vendit kandidat
Ndërkohë që opozita shqiptare, kryesisht ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon se marrëveshja e Mirëkuptimit me CEZ, fsheh lëvizje korruptive, një nga drejtuesit çekë të Energjisë, Drejtori i Sekretariatit për këto çështje, Janez Kopac, shpreh të kundërtën. “Procedura e arbitrazhit zgjat 10 vjet, kështu që them se i gjithë vendi do kishte mbetur peng 10 vjet. Kështu që falë Zotit ju e zgjidhët këtë çështje. Ne si sekretariat ishim shumë të përfshirë në këtë çështje.