Mesazhi i Bankës Botërore: Dakord me luftën kundër informalitetit, por kini kujdes të varfrit

Postuar në 28 Shtator, 2015 19:36

Banka Botërore, një institucion që shihet në shumë vende si shkaktar problemesh, ka dalë së fundmi “sipër” qeverisë shqiptare, teksa apelon që të kihet kujdes me shtresat e varfra të shoqërisë. “Qeveria do duhet të sigurojë mekanizma të mjaftueshëm sociale për të adresuar pasojat apo çështjet afatshkurtra që mund të dalin mbi segmentet më të varfëra të shoqërisë. Dy gjëra që dua t’i theksoj. Së pari lufta kundër informalitetit duhet të jetë e vazhdueshme dhe së dyti, duhet të zbatohet ndershmërisht në të gjitha segmentet e ekonomisë dhe biznesit, çka krijon besueshmëri në sytë e publikut, që reformat janë të ndershme dhe zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë”, thotë Tahseen Sayed, drejtoresha e BB-së për Shqipërinë. Mesazhi vjen në kuadër të mbështetjes që BB-ja i jep qeverisë shqiptare në luftën kundër informalitetit dhe ironikisht i bën thirrje një qeverie të “majtë” të ketë kujdes shtresat e varfra. Përpara këtij aksioni, qeveria ndërmori aksionin e energjisë elektrike, që u pasua nga rritja e çmimit të energjisë. Qeveria premtoi se me buxhetin e vitit 2015 parashikohej mbrojtja për rreth 200 mijë familje pensionistësh, por fondi nuk u lëvrua. Në dritën e kësaj sjelljeje dhe të raportimeve se lufta kundër evazionit po sjell arrestime berberësh dhe qytetarësh që shesin shelegë nëpër Shqipëri, apo kur shumë tregtarë që tregtojnë ushqime të blera nga fshatarë  të papajisur me fatura apo kupona, ky mesazh i BB-së është realist. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.