Lajme

Auto-foto(lajm?): Në njërën anë flamuri, në tjetrën kravata

Postuar në 28 Shtator, 2015 14:04

Pasi habiti OKB-në me turlinë e besimeve fetare që tha se përfaqëson familjarisht, kryeministri ka menduar të gudulisë edhe sedrën e bashkatdhetarëve duke postuar në profilin e vet këtë foto. Me bindjen se po shohim atë që shohin të gjithë, themi se kryeministri burrështetas po na tregon kravatën e vet. Më e veçanta e krejtve në okebe.

Mesazhi i Brahos: Rama, skenar për goditjen e Metës. A është fundi i lojës?

Postuar në 28 Shtator, 2015 14:02

Portali Lapsi.al paralajmëron botimin e një letre të kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i LSI, Spartak Braho, dërguar drejtuesve të lartë të shtetit. Përtej suspansit të krijuar nga portali (duket sikur tekstin e letrës ende nuk e ka shtënë në dorë), mesazhi i Brahos shpreh shqetësim për një skenar që sipas tij mund të destabilizojë Shqipërinë. Letra i është dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH.

Hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ. Një nismë e opozitës që synon të amnistojë 8 vite korrupsion

Postuar në 28 Shtator, 2015 13:49

Partia Demokratike ka depozituar sot nismën ligjvënëse për hetimin e aferës së CEZ Shpërndarje. Mjafton t’i hedhësh një sy projektligjit, për të parë sesi partia që qeverisi 8 vjet Shqipërinë, po vrapon të mbyllë një çështje të madhe, duke hapur një çështje të posaçme ndaj Ilir Metës.

Pas BE-së, “Google” nën hetim edhe në ShBA

Postuar në 28 Shtator, 2015 11:41

“Google Inc” rikthehet sërish në qendër të vëmendjes të autoriteteve federale amerikane. “Bloomberg” raporton se Komision Federal për Tregëtinë ka arritur një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë për të hapur një hetim mbi Sistemin Android të Google, pasi nga disa konkurentë është ngritur akuza se kompania kufizoi të drejtën e tyre të aksesist. “Bloomberg” paralajmëron se hetimi është në fazë fillestare dhe nuk përjashtohet që ai të mbyllet pa ngritur ndonjë padi ndaj kompanisë, edhe sepse hetimi i mëparshëm për sistemet e kërkimit, përfundoi pa rezultate.

Interes për blerjen e “ARMO” nga një kompani amerikane

Postuar në 28 Shtator, 2015 10:42

Një kompani amerikane më seli në Teksas ka shprehur interes për blerjen e kompanisë së përpunimit të naftës, “ARMO”. Revista “Monitor” përcjell lajmin që konfirmohet nga burime të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. “Bëhet fjalë për kompaninë nga Teksasi, “Henry”, e fokusuar në fushën e ndërtimit, sipas faqes së saj zyrtare të internetit. Kompania është e interesuar për bitumin shqiptar, duke qenë se ajo ka interesa ndërtimi në Irak dhe në zgjerimin e kanalit të Suezit. Aktorët e tregut e vlerësojnë një zhvillim pozitiv, nëse kjo kompani do të hynte në tregun shqiptar”, shkruan “Monitor”.

Ish-presidenti Meidani: “Të nevojshme zgjedhjet e parakohshme. Edi Rama ka njollosur historinë e PS-së”

Postuar në 28 Shtator, 2015 09:55

Rexhep Meidani, ish-president i Republikës dhe ish-drejtues i Partisë Socialiste, jep sot një intervistë për gazetën “Panorama” përmes së cilës përcjellë disa mesazhe të forta politike. Meidani mendon se kryeministri duhet të japë dorëheqjen dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme. “Po rezultojnë false të gjitha deklaratat e bëra nga kryeministri apo që vazhdojnë të bëhen ende sot, nga të gjitha palët.

Austri, ekstremi i djathtë dyfishon shifrat në zgjedhje

Postuar në 28 Shtator, 2015 09:51

E djthta ekstreme në Austri dyfishon mbështetjen popullore, duke treguar një rritje të fortë politike që ndryshon skenën partiake në vend. Në zgjedhjet lokale të së dielës ajo grumbulloi rreth 32 për qind të votave nga 15 që kishte marrë në zgjedhjet e përgjitshme parlamentare të vitit 2009.
Në 6 vite ekstremi i djathtë arrin të renditet forcë e dytë politike në vend me një tendencë rritje për të dominuar skenën politike që duket se është çështje kohe.

“Qeveria ka shansin të korrigjohet çdo pesë minuta”

Postuar në 27 Shtator, 2015 23:51

Kryeministri indian, Narendra Modi, ka zhvilluar një takim të hapur informal me drejtuesin e “Facebook” Mark Zuckerberg në San Francisco. Janë adresuar rreth 40 mijë pyetje dhe komente dhe takimi është ndjekur nga rreth 500 vizitorë. Tërheq vëmendjen ky konstatim i Modit për rolin e medias sociale në kohën që jetojmë dhe në raport me politikën: “Media sociale është një votim i përditshëm; nuk ka më mundësi për boshllëqe në komunikim me qeverinë si më parë. Qeveritë kanë tani shansin të korrigjojnë veten çdo pesë minuta dhe jo çdo pesë vjet si më parë.

Propozimet e ekspertëve për Reformën në Drejtësi: Humbet thelbësisht roli i Presidentit

Postuar në 27 Shtator, 2015 19:10

Bëhen të njohura disa nga propozimet e ekspertëve për reformën në drejtësi, e cila do të duhet të miratohet nga Parlamenti brenda vjeshtës. Ndryshimet janë cilësore dhe prekin disa kompetenca që deri më tani rregulloheshin nga Kushtetuta.

Një gropë e madhe hapet në një plazh në Australi(video+foto)

Postuar në 27 Shtator, 2015 17:41

Një vrimë e madhe, më e madhe sesa një fushë futbolli, është hapur në Inskip Point, në shtetin e Queensland të Australisë. Gropa thithi disa makina dhe një kamionë, siç raportojnë mediat dhe ka krijuar frikë të madhe. Autoritetet australiane kanë urdhëruar evakuimin, pasi mendohet se vrima mund të zgjerohet në orët në vijim.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme