Lajme
Nishani në shërbim të dyshes Berisha-Meta: Letra paralajmërim për Ramën, s'ka rrezik destabilizimi
Nishani në sinkron me Presidenti Nishani ka dhënë sqarimet e tij lidhur me letrën e Spartak Brahos, për një skenar destabilizimi të vendit, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka është një lojë e kryeministrit Rama për të goditur Ilir Metën.
Pajisje përgjimi e kamufluar në gur. Idetë e izraelitëve nuk shterojnë
Ky gur është një gur, por nga “gërmimi” i fakteve ka rezultuar të jetë një pajisje përgjimi e sofistikuar e kamufluar në një gur. Guri është gjetur në qytetin Bani Hayan, në jug të Libanit dhe ishte i lidhur me kabëll elektrik, katër bateri dhe një kamera. Një pajisje përgjuese e vendosur aty nga izraelitët. Dhe raportohet se nuk është hera e parë.
Dëshmia e Vojsava Ismailajt: Pata presion nga shteti
Thuajse një orë ka zgjatur dëshmia e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në Policinë e Tiranës. Sektori i Antikorrupsionit në Policinë e Tiranës filloi dje marrjen në pyetje të personave, emrat e të cilëve ishin përmendur në letrën që Spartak Braho u dërgoi krerëve të shtetit. Gjatë dëshmisë së saj në Policinë e Tiranës, Vojsava Ismailaj shoqërohej nga avokati Vladimir Meçi. Ajo u fut në ambientet e Policisë rreth orës 16:30 dhe doli rreth një orë më pas.
Zgjidhet misteri i Amfipolit, varri monumental është i Hefestionit, mikut të ngushtë të Aleksandrit (Foto)
Zgjidhet më në fund misteri i varrit monumental të zbuluar në Amfipoli në Greqi, ky dyshohej se ishte varrosur Aleksandri i Madh. Ai u ndërtua për nder të Hefestionit, mikut të ngushtë të Aleksandrit. Këtë projekt të madh Aleksandri ia ngarkoi arkitektit të tij, Deniokratit. Sipas studiuesve tani nuk ka më asnjë dyshim se varri monumental i përket periudhës helenistike.
Ankesa e një gjermani largon romët nga liqeni
Bashkia ka gati një plan për largimin e romëve nga Liqeni Artificial dhe do ta vërë në zbatim javën e ardhshme. Shkak sipas Vizion Plus janë ankesat e banorëve si dhe ngjarjet e pakëndëshme që kanë ndodhur ditët e fundit dhe në veçanti dhunimi i një shtetasi gjerman që kishte tentuar të shuante një zjarrë të ndezur nga romët.
Vizion Plus thotë se nëse institucionet shtetërore, nuk ndërhyjnë me masa konkrete, rastet e dhunës mund te përsëriten e po ashtu kjo zone e Parkut Kombëtar shume shpejt mund t’i ngjaje Sharrës se dikurshme.
Raportimi i mediave perëndimore: Rusia po godet vetëm opozitën e Assad, jo ISIS
Sulmet ruse në Siri kanë nisur duke faktorizuar ndërhyrjen ndërkombëtare në zgjidhjen e krizës së rëndë të këtij vendi. Moska zyrtare thotë se qëllimi i ndërhyrjes është goditja e ISIS, por disa raportime nga mediat perëndimore flasin për objektiva të tjerë. Kështu Institute for the Study of Ëar, shkruan se sulmet ruse shkaktuan 33 të vrarë ndër civilë në Talbisah dhe në veri të Homsit.
Edhe "Zëri i Amerikës" e zhgënjen Edi Ramën. Sa për zhvillimet..."Të gjitha stisje të Saliut"
Pjesë nga intervista e Kryeministrit me "Zërin e Amerikës".
…Nuk kemi dëgjuar shumë nga ju dhe çfarë bëri qeveria juaj?
Kaq shumë ngjashmëri me “mikun Aleksandër"...
“Miku im Aleksandër”, pra miku i ri i kryeministrit shqiptar, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, shfaq të njëjtat simptoma në qeverisje. Ndonëse një “lider lokal”, nepotizmi duket se është problem jo i vogël. Portali “tesheshi.com” publikon një letër që përfaqësues të serbëve në Veriun e Kosovës i dërgojnë Aleksandër Vuçiç, përmes së cilës shprehin shqetësimin se nuk janë ekstremistët shqiptarë ata që janë problem, por “Zemuni i ri” që frymëzohet nga Beogradi.
Letra e Nexhmije Hoxhës/ “Mehmeti vrau Enverin”
Nexhmije Hoxha i ka dërguar një letër gazetarit të gazetës “Dita”, Xhevdet Shehu, të cilën gazeta e ka publikuar si Ekskluzive. Letra është një përgjigje me komente për librin “Prapaskena” të Shehut të cilin e veja e Enver Hoxhës e vlerëson. Znj. Hoxha bën një mbyllje në letër që është si të thuash një kundërhistoriografi. Sipas zonjës Hoxha, vetëvrsja e Mehmet Shehut e tronditi shumë Enver Hoxhën, aq sa mund të thuhet se Mehmei vrau Enverin.
Zbythja e dytë publike e Bashës në përballjen me Berishën
Në mes të korrikut, kur ethet elektorale të qershorit ishin fashitur dhe shqiptarët e thjeshtë i ishin kthyer halleve/qejfeve të tyre të beharit, Fatmir Mediu, nëpërmjet një interviste ekskluzive për gazetën MAPO, hodhi në tregun politik një ide tronditëse.