Ankesa e një gjermani largon romët nga liqeni
Bashkia ka gati një plan për largimin e romëve nga Liqeni Artificial dhe do ta vërë në zbatim javën e ardhshme. Shkak sipas Vizion Plus janë ankesat e banorëve si dhe ngjarjet e pakëndëshme që kanë ndodhur ditët e fundit dhe në veçanti dhunimi i një shtetasi gjerman që kishte tentuar të shuante një zjarrë të ndezur nga romët.
Vizion Plus thotë se nëse institucionet shtetërore, nuk ndërhyjnë me masa konkrete, rastet e dhunës mund te përsëriten e po ashtu kjo zone e Parkut Kombëtar shume shpejt mund t’i ngjaje Sharrës se dikurshme.
Shqetësimi për vendosjen e romëve në një zonë si ajo e Parkut Artificial mund të jetë i drejtë, por momenti dhe mënyra si është ngritur duket e pasinqertë pasi çështja merr jehonë mediatike vetëm kur ankohen apo dhunohen të huajt.
Vizion Plus kritikon Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Avokatin e Popullit se nuk kane marrë masë për zhvendosjen e tyre në ambiente te përshtatshme per jetesën. “Të pyetur nga Vizion Plus, drejtues të bashkisë së Tiranës jashtë kamerës thonë se javën e ardhshme pritet te këtë nje plan konkret per zhvendosjen e romeve nga kjo zone”-raporton Vizion Plus, duke përcjellë edhe shqetësimin se romët jetojnë në kushte çnjerëzore mes mbeturinave dhe pisllëkut.
Për shqetësimet e të huajve, isntitucionet shqiptare janë gjithmonë të gatshme për të vepruar siç ndodhi edhe me lisin në oborrin e Galerisë së Arteve që u sharrua sepse do mbahej një aktivitet I ambasadës amerikane.
Add new comment