largimi

PD-ja nuk po na thotë pse SHBA e larguan Berishën

Postuar në 16 Shtator, 2021 01:52

Partia Demokratike e Lulzim Bashës po shfaqet përditë e më shumë në pozitën e dikujt që po do të marrë një notë kaluese dhe për këtë mund të thotë çdo gjë.

Për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, PD-ja ka vetëm një tezë: e kërkoi Amerika. Philip Reeker i paska shkuar në zyrë Lulzim Bashës dhe i ka vënë ultimatum. Kaq mjafton që PD-ja të marrë ujin e bekuar të Amerikës e me të të lajë fytyrën, duart, krahë e mullaqe për të mbrojtur atë që nuk mbrohet.

Asnjë shtyrje afati për largimin e amerikanëve, ose do të ketë pasoja

Postuar në 23 Gusht, 2021 15:41

Talebanët kanë paralajmëruar sot për pasoja nëse SHBA nuk përmbush zotimin e vet për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani deri më 31 gusht të këtij viti. Një zëdhënës i lëvizjes ka folur për Sky News ku është shprehur se afati përbën vijën e kuqe.

Presidenti Biden njoftoi se më 31 gusht ata do të tërheqin të gjitha forcat ushtarake. Kështu që nëse ata e zgjasin këtë do të thotë se ata po zgjasin pushtimin ndërkohë që nuk ka nevojë

Video/Kryeministri largohet në mes të intervistës

Postuar në 19 Prill, 2021 23:18

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë intervistën në studion e Ilir Babaramos, pas disa pyetjeve që i ka konsideruar si të papështatshme për statusin e tij. Më poshtë video:

Kubë, "dinastia" Castro del nga skena politike

Postuar në 17 Prill, 2021 03:45

Dinastia Castro duket se ka dorëzuar pushtetin në Kubë. Raul Castro, lideri 89 vjeçar i Partisë Komuniste, ka njoftuar gjatë punimeve të një kongresi se do të japë dorëheqjen nga posti.

Pasuesi i tij do të votohet në fund të këtij kongresi, gjatë të cilit Castro ka deklaruar se do t’ia lërë vendin “një brezi të ri plot pasion dhe shpirt anti-imperialist”.

Jeff Bezos largohet nga Drejtor Ekzekutiv i "Amazon". Në detyrë një person nga IT

Postuar në 02 Shkurt, 2021 23:13

Jeff Bezos do të largohet nga detyra aktuale e Drejtorit Ekzekutiv të kompanisë “Amazon” për të kaluar në pozicionin e Kryetarit Ekzekutiv. Njoftimi është bërë ndërkohë që kompania ka raportuar fitime prej 100 miliardë dollarësh. Pasues i Bezos në detyrën e tij të tanishme do të jetë Andy Jassy, personi përgjegjës për qendrat e të dhënave kompjuterike.

Lë Shtëpinë e Bardhë "presidenti që nuk bëri luftë"

Postuar në 20 Janar, 2021 14:39

Donald Trump ka lënë sot Shtëpinë e Bardhë. Në përputhje me protokollin dhe qetësisht. Njeriu që është prej disa javësh në qendër të vëmendjes botërore ka dalë nga zyrat e pushtetit, pasi mori spektaklin e fundit të tij me një mësymje në Kongres. Presidenca e Biden nis kështu me një patericë, me një demokraci invalide dhe një Amerikë që mund të shpresojë se nuk do të përjetojë më uraganin politik të Trump, por që nuk mund të besojë se do të rikthehet aty ku ishte.

Sondazhi i Axios: Amerika po ndahet

Postuar në 16 Janar, 2021 14:46

Zhvillimet e javëve të fundit i kanë bindur amerikanët se vendi po përçahet. Dhe këtë bindje e kanë si demokratët, edhe republikanët. Një sondazh i kryer së fundmi nga Axios-Ipsos gjeti se 4/5 e tyre mendojnë se Amerika po shkon drejt ndarjes. 22% e demokratëve dhe 19% e të pavarurve thonë se nuk janë krenarë që janë amerikanë.

Dekretet e Gencit

Postuar në 08 Gusht, 2020 13:23

Genc Ruli është shpallur së fundmi nga mediat e Edi Ramës eminenca gri e Partisë Demokratike. Si dikush që ka kuptuar disa gjëra por edhe që ka guximin t’i thotë. Dhe në këtë kuadër mediat e Edi Ramës kanë vendosur se cila është e vërteta: Genc Ruli po dekreton largimin e Sali Berishës nga PD-ja, drejtimi faktik i saj. Në të vërtetë Genc Ruli thjesht ka bërë një deklaratë nga pozita e një anëtari të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD, për t’i thënë Berishës që mos hyr:

Tre largime nga kreu i Financave

Postuar në 13 Shkurt, 2020 16:11

Një muaj më parë iku zv. ministri Erjon Luçi. Pak ditë më parë larguan zv. drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Xhavit Currin. Sot radha i ka ardhur zv. ministrit tjetër të Financave, Elton Haxhi.

Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë -, citohet Haxhi.

Arsye zyrtare nuk ka për këto largime, por mesa duhet procesi i fiskalizimit me shkeljen e afateve ka krijuar tensione në Ministrinë e Financave.

Largimet vijnë ndërkohë që prej dy muajsh përfliten ndryshime në qeveri.

13 ditë pas emërimit Vasilika Vjero ikën nga ARRSH për arsye personale

Postuar në 03 Tetor, 2019 18:12

13 ditë pas emërimit si drejtore e Autoritetit Rrugor Shqiptar Vasilika Vjero ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Gazeta Panorama raporton se Vjero ka shkuar në zyrë vetëm një herë që prej datës 20 shtator kur u emëruar. Vjero është larguar për arsye personale familjare.

Ish-drejtoresha e Tatimeve zëvendësoi në këtë detyrë, Sonila Qaton e cila po ashtu dha dorëheqjen pas padisë së Gjoka Konstruksion për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Pages

Subscribe to RSS - largimi