13 ditë pas emërimit Vasilika Vjero ikën nga ARRSH për arsye personale
13 ditë pas emërimit si drejtore e Autoritetit Rrugor Shqiptar Vasilika Vjero ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Gazeta Panorama raporton se Vjero ka shkuar në zyrë vetëm një herë që prej datës 20 shtator kur u emëruar. Vjero është larguar për arsye personale familjare.
Ish-drejtoresha e Tatimeve zëvendësoi në këtë detyrë, Sonila Qaton e cila po ashtu dha dorëheqjen pas padisë së Gjoka Konstruksion për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Qato u kallëzua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me dyshimet e se ka shpërdoruar detyrën, shkelur barazinë në tendera dhe ka kryer korrupsion. Kallëzuesit kërkojnë hetime për sa i takon skualifikimit të shoqërisë për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Comments
E çuditshme!
Keto arsyet personale familjare duhet te jene shfaqur pas emerimit, se per ndryshe kjo zonja i bie qe nuk duhet ta kishte pranuar qysh ne dore te pare.
Add new comment