Lë Shtëpinë e Bardhë "presidenti që nuk bëri luftë"
Donald Trump ka lënë sot Shtëpinë e Bardhë. Në përputhje me protokollin dhe qetësisht. Njeriu që është prej disa javësh në qendër të vëmendjes botërore ka dalë nga zyrat e pushtetit, pasi mori spektaklin e fundit të tij me një mësymje në Kongres. Presidenca e Biden nis kështu me një patericë, me një demokraci invalide dhe një Amerikë që mund të shpresojë se nuk do të përjetojë më uraganin politik të Trump, por që nuk mund të besojë se do të rikthehet aty ku ishte.
Debatet janë të shumta, përshkrimet po ashtu, por Trump diti dje në fjalën e lamtumirës të evidentonte trashëgiminë e tij:
Jam krenar që jam presidenti i parë pas dekadash që nuk bëra luftë
Kjo nuk është pak. Kjo është shumë në një botë që kryesisht ka pamjen e politikave amerikane. Ajo që ndodhi në SHBA më 6 janar është vetëm fatura e tyre në shtëpi.
Add new comment