Asnjë shtyrje afati për largimin e amerikanëve, ose do të ketë pasoja
Talebanët kanë paralajmëruar sot për pasoja nëse SHBA nuk përmbush zotimin e vet për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani deri më 31 gusht të këtij viti. Një zëdhënës i lëvizjes ka folur për Sky News ku është shprehur se afati përbën vijën e kuqe.
Presidenti Biden njoftoi se më 31 gusht ata do të tërheqin të gjitha forcat ushtarake. Kështu që nëse ata e zgjasin këtë do të thotë se ata po zgjasin pushtimin ndërkohë që nuk ka nevojë
është shprehur Suhail Shaheen.
Nëse SHBA apo Mbretëria e Bashkuar do të kërkojnë kohë shtesë për të vijuar evakuuimet, përgjigja është Jo. Ose do të ketë pasoja
ka shtuar ai.
Paralajmërimi vjen pas deklarimit të Biden se SHBA nuk do të largohet nga Afganistani deri sa të ketë përmbyllur evakuuimin e plotë. Talebanët duket se po përsërisin taktikën iraniane të 1979, duke kuptuar se presioni mbi Biden brenda SHBA do ia lidhë duart presidentit amerikan që është nën akuzë për keqmenaxhim dhe dështim me mënyrën si urdhëroi largimin e trupave nga Afganistani.
Add new comment