Sondazhi i Axios: Amerika po ndahet
Zhvillimet e javëve të fundit i kanë bindur amerikanët se vendi po përçahet. Dhe këtë bindje e kanë si demokratët, edhe republikanët. Një sondazh i kryer së fundmi nga Axios-Ipsos gjeti se 4/5 e tyre mendojnë se Amerika po shkon drejt ndarjes. 22% e demokratëve dhe 19% e të pavarurve thonë se nuk janë krenarë që janë amerikanë. Të njëjtën gjë thonë edhe 7% e republikanëve dhe 17% e amerikanëve në tërësi.
Sipas sondazhit, mbështetja për largimin e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë është rritur me 5 pikë që nga sulmi në Capitol Hill disa ditë më parë.
Megjithatë, edhe vetë republikanët janë të ndarë mes asaj që shihet si trampizmi brenda gjirit të partisë dhe republikëve tradicionalë.
Sidoqoftë, mbështetësit besnikë të Trumpit mbeten të palëkundur. Në shifra, pak më shumë se ¼ e amerikanëve dhe rreth 2/3 e republikanëve e mbështesin kontestimin që ai i ka bërë rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.
Gjetjet e detajuara
Mbështetësit e Trump në shumicë dërrmuese (91%) janë pro kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve; Republikanët tradicionalë janë më të përzier (46% e mbështesin, 36% e kundërshtojnë).
Mbështetësit e Trump pajtohen (96%) se Trump e bën Partinë Republikane më të mirë; Republikanët tradicionalë janë më të ndarë në këtë pikë (51% pajtohen, 47% nuk pajtohen).
Mbështetësit e Trump duan ta shohin atë në garën presidenciale të vitit 2024 (92%); Republikanët e tjerë kanë më pak gjasa të bien dakord (41% pajtohen, 58% nuk pajtohen).
Është rritur numri i amerikanëve që thonë se Donald Trump duhet të largohet menjëherë nga detyra. Sidoqoftë, ndarjet kryesore partiake mbi këtë çëshjte vijojnë të mbeten.
Pesëdhjetë e gjashtë për qind e amerikanëve pajtohen që Presidenti Trump duhet të largohet menjëherë, nga 51% që ishin në fund të javës së kaluar.
Liberalët (92%) dhe demokratët e moderuar (92%) bien dakord për largimin e Trump.
Përkrahësit e Trump (94% nuk pajtohen) dhe republikanët tradicionalë (66% nuk pajtohen) janë kundër.
Comments
shqiperia e shqipetareve
Shume keq e kanne percare ameriken,
Tamam mere nje pale e perplase pas tjetres, etja per pare dhe pushtet eshte me e forte se kudo ne bote pikersiht ne Washington.
Ke te shohesh me pare : kete hajvan qe po le karigen apo ate mumjen e pakallur ne dhe, kryetaren e kongresit amerikan, qe eshte si vampirat, thjesht refuzon te vdese, mgjse ka shkuar 80 vjet dhe ka pjerdhur nga truri dhe ka vetem inat brenda vetes. Apo Uncle Joe diku midis, tek mundohet te gjeje fjalet i hutuar ...
Te shqeteson fakti tek mendon qe demokratet duan te ndrojne totalisht politikat ne nje bote ku Trump u mbeshtet per disa gjera qe amerikaneve u dukeshin te mira dhe i mbeshtetnin. Te shqeteson dhe me teper fakti qe republikanet nuk po shohin me, e po sulmojne ate qe e mbajne Ameriken ne kembe, nje ligj solid.
Eshte shokuese per familjet tek femijet lajmerojne FBI per te identifikuar babain qe ka qene ne demonstraten e 6 Janarit. Tipike komuniste si ai tipi qe shkoi me kembe ne qytetin me te afert ne Rusi ne kohen e sovjeteve te kallzonte babane se kishte akoma grure te fshehur. Njerez qe pushohen menjehere nga puna me nje fjale goje apo me nje foto rastesore ne mes te turmes.
Fix anet me te zeza njerezore po dalin e jane shume te renda dhe po e prishin rrjeten e fijet qe e mbajne bashke shoqerine amerikane.
Si nuk pyet asnje politikan, perse kjo urrejtje midis amerikaneve qe materializohet me sulme absurde dhe vdekjeprurese. Sigurisht qe nuk pyesin se ata jane vet fajtoret dhe mbi te gjitha abuzuesit me te medhej me te ashtuquajturen demokraci amerikane. Banda hajdutesh dhe abuzuesish ne te dy anet: Trump c'te themi me per te se e ka lene namin nga pas topa topa dhe e beri shtetin biznes te tijin tip reality show, apo demokratet me precedentin e gales Klinton qe shkateroi gjithshka demokratike ne DNC dhe i dukej sikur po bente histori.
74/80 i votuesve si raport eshte delikat, dhe tek mendon qe demokratet (si dhe republikanet) jane te gatshem te bejne CDO GJE per te ardhur apo qendruar ne pushtet, cfare stabiliteti duan e kerkojne? po mos merziten jetojme ne 2021 dhe shume gjera shihen nga njerezit me optike tjeter. Ky komb ka nder te tjera dhe violencen ne DNA e tij dhe shume gjera te egra po dalin e do shperthejne. Te shohim deri ku do shkojne....
mbajeni mend shume me keq ka per tu komplikuar se fshati qe kane gatuar nuk do kallauz.
Ky eshte nje fenomen global!
Ky eshte nje fenomen global! Zakonisht ata qe jane rregulluar me poste e pozita te mira, (te mos harrojme se keto shumica i arrin permes servilosjes), kane frike te madhe mos turma "injorante" poshte do i rrezoje! Per pasoje behen edhe me cinike dhe arrogante, duke u vene -pa kuptuar as vete ata- ne mbeshtetje te cdo lloj forme diktatoriale komunikimi dhe drejtimi! Dhe sa me shume mbeshtesin metodat diktatoriale, vetvetiu aq me shume mendojne se kane te bejne me injorance poshte, me kriminele dhe grabitqare ne shtresat e poshteme. Ky fenomen po ndodh sot kudo, ne USA, ne Europe, ne Rusi, Afrike, e biles edhe ne internet!
Add new comment