Mesazhi i Brahos: Rama, skenar për goditjen e Metës. A është fundi i lojës?

Postuar në 28 Shtator, 2015 14:02

Portali Lapsi.al paralajmëron botimin e një letre të kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i LSI, Spartak Braho, dërguar drejtuesve të lartë të shtetit. Përtej suspansit të krijuar nga portali (duket sikur tekstin e letrës ende nuk e ka shtënë në dorë), mesazhi i Brahos shpreh shqetësim për një skenar që sipas tij mund të destabilizojë Shqipërinë. Letra i është dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të SHISH.

Në këtë letër, Spartak Braho pretendon se ka prova të sigurta që persona të veçantë po ushtrojnë presion mbi familjarët e të arrestuarit për aferën e CEZ, Kastriot Ismailaj, për të provokuar përfshirjen e sajuar të Ilir Metës në këtë skanadal. Sipas burimeve të lapsit, Braho nuk përjashton edhe ndikimin e kryeministrit Rama në këtë skenar për të goditur kreun e Kuvendit.

Ajo që bie në sy është aktivizimi i deputetit Braho, si shenjë se kreu i Kuvendit Meta edhe një herë gjendet ngushtë. Nuk është hera e parë që deputeti “me çantë në dorë” bëhet protagonist kur kreut të LSI-së i duhet të fusë në lojë “armët e rënda”. Dhe deri tani, Meta ka reaguar duke “përgënjeshtruar” ose relativizuar mesazhet e Brahos. Por ndërkaq përmendja e aleatit Rama në një histori që sa vjen e po bëhet më serioze, tregon se mazhoranca e majtë ka pushuar së funksionuari.   

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.