NASA zyrtarizon: Në Mars është zbuluar ujë

Postuar në 28 Shtator, 2015 17:30

NASA konfirmon se në planetin e kuq, në Mars është zbuluar ujë. Në vitin 2010 u zbuluan disa vija të errëta, të gjera 5 m dhe të gjata 100 të cilat nxitën dyshimin se ishin shkaktuar nga uji i rrjedhshëm. Përveç akullit që pranohej gjerësisht se ekzistonte, sot Agjencia Hapësinore Amerikane pranon zyrtarisht praninë e ujit të lëngshëm në Mars. Një zbulim historik, i cili i jep përgjigje, ose hap një parAdigmë të re për të vlerësuar mundësinë e jetës në univers. Uji është parakusht i jetës dhe kjo është çfarë është zbuluar në sistemin tonë diellor.

Ishin pikërisht këto njolla të errëta të vënë re në vitin 2010 nga universiteti i Arizonës, tani drejtuese e ekipit të NASA-s që çuan në këtë vëzhgim, pasi sipsa ekipit të studiuesve ato krijohen kur temperatura është idelae për ekzistencën e ujit të rrjedhshëm.  

Ndonëse imazhet e tanishme nuk përcjellin pamje të ujit që rrjedh, sepse uji në kushtet e sipërfaqes së Marsit avullon shumë shpejt. Në studimin e publikuar për këtë qëllim, që ka për autorë Ojha, pedagogun e saj, Alfred McEwen dhe disa të tjerë, thuhet se kushtet e sipërfaqes së planetit të kuq mund të krahasohen me Shkretëtirën e Atakamas në Kili, kështu që identifikimi i jetës është një çështje për astrobiologjinë. Por siç thonë autorët janë këto kushte që lejojnë të pranohet se “jeta siç e njohim në Tokë ka shumë pak gjasa të ekzistojë aty”. “Ndoshta në të ardhmen ne mund të dërgojmë një mision në Mars, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm për transferimin e jetës nga Toka në Mars, Ne duhet të jemi ata që do të duhet të krijojmë Gjenezën e dytë”, është shprehur Ojha. 

http://www.bloomberg.com/news/articles/2015-09-28/nasa-detects-liquid-wa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.