uje

Skandali i ujit Nestlé, konsumatorët mashtrohen prej disa dekadash

Postuar në 25 Korrik, 2024 18:57

Gjashtë muaj më parë, në mediat franceze u publikua një investigim, sipas të cilit kompania Nestlé Waters kishte bleu pajisje UV që në vitin 2005 dhe kishte përdorur filtra të paautorizuar të paktën që nga viti 2010.

E gjithë Europa pi ujë të kontaminuar

Postuar në 12 Korrik, 2024 10:17

Në ujin e pijshëm që konsumohet në Europë është gjetur një substancë e dëmshmë që zakonisht përdoruret në pesticide dhe në proceset e ftohjes.

Gjetja pason një studim të publikuar në maj nga Rrjeti Evropian i Veprimit të Pesticideve (PAN Europe), i cili konstatoi nivele "alarmante" të kimikateve PFAS në lumenjtë, liqenet dhe ujërat nëntokësore të Evropës.

Etja e ChatGpt, 5 milionë litra ujë konsumi javor

Postuar në 17 Janar, 2024 18:22

Në periferitë e shtetit të Iowa-s, në mes të  fushave të mbjella me misër, Microsoft ka të instaluara disa prej qendrave më të mëdha të ruajtjes së të dhënave. Në to, ChatGpt-4 punon pa pushim. Mes mundësive që kanë sjellë për banorët e kryeqytetit Des Moine, këto qendra u thithin atyre edhe një pjesë të mirë të ujit.

Qendrat janë në fakt magazina me file kompjuterike që elaborohen pa pushim. Falë kësaj, ChatGpt u jep përgjigje miliona përdoruesve në ditë.

Ujë me racion

Postuar në 12 Prill, 2022 15:10

Për shkak të thatësirës që vijon prej 13 vitesh, Kili është detyruar të marrë një masë të paprecedent. Kryeqyteti Santiago, me një popullsi prej rreth 6 milionë banorë, do të racionojë ujin.

Një sondë kineze zbulon ujë në Hënë në kohë reale

Postuar në 18 Janar, 2022 12:43

Një sondë kineze u bë e para në histori që zbulon ujë në sipërfaqen e Hënës në kohë reale.

Sonda Chang'E-5, e cila u ul në Hënë më 1 dhjetor 2020, gjeti ujë në vendin e saj të uljes në pellgun e Oqeanit Verior Procellarum, sipas një studimi të publikuar së fundmi në “Science Advances”.

Landeri kinez studioi dhe solli në Tokë mostra nga rajoni "Mons Rümker", një kompleks vullkanik i paeksploruar më parë në Hënë.

Shqipëria do të furnizojë me ujë Rajonin e Puglia-s

Postuar në 27 Nëntor, 2017 10:33

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një artikull të sajin shkruan se së shpjeti Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias në Itali me ujë. Në këtë shkrim janë  zbardhur detaje nga vizita e guvernatorit të rajonit Michele Emiliano në Shqipëri ku ai u takua me kryeministrin Rama.

Sipas gazetës Panorama, kjo media shkruan se guvernatori i ka bërë një propozim kryeministrit shqiptar, që të ndërtohet një tub përkrah atij të gazsjellësit TAP për të sjellë ujin nga Shqipëria në Salento.

Magjia e gjallë e lëngshme në gravitetin zero (video)

Postuar në 12 Tetor, 2015 15:00

Një video mahnitëse e një shfaqjeje spektakolare nga NASA tregon efektin e përzierjes mes ujit, një ilaçi dhe ushqimit në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Videoja u kap në rezolucion 4K e cila ofron më shumë informacione për eksperimente shkencore në gravitetin zero. Më herët, astronautët shpërndanë një tabletë energjike në një top lundrues në ujë.

NASA zyrtarizon: Në Mars është zbuluar ujë

Postuar në 28 Shtator, 2015 17:30

NASA konfirmon se në planetin e kuq, në Mars është zbuluar ujë. Në vitin 2010 u zbuluan disa vija të errëta, të gjera 5 m dhe të gjata 100 të cilat nxitën dyshimin se ishin shkaktuar nga uji i rrjedhshëm. Përveç akullit që pranohej gjerësisht se ekzistonte, sot Agjencia Hapësinore Amerikane pranon zyrtarisht praninë e ujit të lëngshëm në Mars. Një zbulim historik, i cili i jep përgjigje, ose hap një parAdigmë të re për të vlerësuar mundësinë e jetës në univers. Uji është parakusht i jetës dhe kjo është çfarë është zbuluar në sistemin tonë diellor.

Subscribe to RSS - uje