Skandali i ujit Nestlé, konsumatorët mashtrohen prej disa dekadash

Postuar në 25 Korrik, 2024 18:57

Gjashtë muaj më parë, në mediat franceze u publikua një investigim, sipas të cilit kompania Nestlé Waters kishte bleu pajisje UV që në vitin 2005 dhe kishte përdorur filtra të paautorizuar të paktën që nga viti 2010.

Skandali me një dëm rreth 3 miliardë euro shpërtheu në fund të janarit, kur një shkrim i gazetës Le Monde dhe Radio France zbuloi mashtrimet e dyshuara të kryera nga prodhuesit kryesorë të ujit mineral, përfshirë Nestlé Waters dhe Sources Alma. Këto kompani ia kishin nënshtruar ujin e marrë nga burimet trajtimeve të palejuara të filtrimit sepse ishte i kontaminuar nga "feçet, Escherichia coli, PFAS dhe pesticide". Ujërat minerale, sipas legjislacionit francez, mund të trajtohen me filtra vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Një investigim tjetër i Mediapart gjen gjurmë të abuzimit me produktin më shumë se 15 vjet më parë. Sipas Mediapart, kompania shumëkombëshe kishte nisur të shiste ujë mineral të filtruar ilegalisht shumë më herët.  

Edhe pse skandali shpërtheu në vitin 2024, problemet e para dolën në dritë në vitin 2019, kur kontrollet në disa burime të grupit Alma, prodhuesi i tretë më i madh francez pas Nestlé dhe Danone, theksuan praninë e dioksidit të karbonit të shtuar që nuk raportohet në etiketë, trajtime me substanca të paautorizuara, mikrofiltrim nën nivelin e lejuar dhe madje edhe ujë të etiketuar si mineral ose burimi i përzier me ujë rubineti.

Po ashtu, rezultoi se kompanitë blinin filtra të paautorizuar, duke përfshirë Nestlé Waters, me markat e saj Vittel, Contrex, Hépar dhe Perrier. Investigimi e detyroi kompaninë të pranonte para autoriteteve se kishte përdorur trajtime të ndaluara në disa ujëra minerale për të ruajtur sigurinë e tyre ushqimore. Megjithatë, analizat kanë treguar se disa burime janë të kontaminuara nga pesticidet ose bakteret Escherichia coli dhe mënyra e vetme për të përdorur ujin është pastrimi i tij.

Një artikulli tjetër nga Mediapart, një raport i Zyrës Franceze për Biodiversitetin, i kryer për Prokurorinë Publike si pjesë e hetimeve paraprake të çështjes, tregon se për 27 vjet Nestlé ka marrë ujë nga nëntë puse në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Në total 19 miliardë litra ujë vetëm midis 1999 dhe 2019.

Si pasojë, Nestlé rezulton se ka shitur miliarda shishe ujë që nuk kishin të bënin me ‘ujin mineral natyral’ për dekada: në Francë, Evropë dhe madje edhe në pjesën tjetër të botës dhe konsumatorët nuk e kanë ditur këtë. Nëse të dhënat e dala nga investigimi konfirmohen nga autoritetet, skandali i ujit mineral do të konfirmojë mashtrimin sistematik të konsumatorit nga ana e gjigantit të ushqimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.