Mars
NASA gjen elementë bazë për jetën në Mars
Roveri “Perseverance” i NASA-s në Mars ka gjetur prova kimikatesh organike, që përbëjnë bazën e jetës në planet. Ky zbulim mund të mos jetë prova e jetës që shumë kanë shpresuar, por është padyshim një zbulim intrigues.
Kina zbret në Mars (VIDEO)
Roveri kinez Zhurong zbriti me sukses në sipërfaqen e Marsit. Lajmin e bënë publik në kohë reale mediat kineze, duke e përshkruar si triumf për ambiciet gjithnjë e më të guximshme të Pekinit. Anija kozmike u ul me sukses pas të ashtuquajturve "shtatë minutat e terrorit", një zbritje që cilësohet si “prova e zjarrit”, të cilën nuk e kanë kaluar më parë disa misione ndërkombëtare.
NASA mund të ketë çuar jetë në Mars
Ndërsa NASA po planifikon të çojë njerëz në Mars në të ardhmen e afërt – forma të tjera të jetës, agjencia amerikane mund t’i ketë lënë atje kohë më parë.
NASA prodhon oksigjen në Mars
Pas zbritjes me sukses në Mars, Perserverance ka shënuar një tjetër arritje. Në bordin e roverit të NASA-s është prodhuar për herë të parë oksigjen, kjo falë instrumentit Moxie (Eksperimenti i Shfrytëzimit të Burimeve të Oksigjenit në Mars). Oksigjeni është prodhuar në atmosferën e planetit të kuq, e përbërë në masën 96% nga dioksid karboni.
Video/NASA ngre një helikopter mbi sipërfaqen e Marsit
NASA zbret në Mars
Roveri “Preservance” (Këmbëngulje) është ulur me sukses në sipërfaqen e Marsit. Siç tregon videoja, në NASA, ky hap u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Roveri është ulur në një krater të thellë pranë ekuatorit të planetit, zonë që për astrofizikanët njihet me emrin Jezero.
Musk: Shpresoj të ndërtojmë një qytet në Mars përpara Luftës III Botërore
Sipërmarrësi i njohur amerikan Elon Musk ka deklaruar së fundmi se ai shpreson të përfundojë ndërtimin e një ngulimi – qyteti në Mars brenda vitit 2050. Sipas tij, planeti do të popullohet dhe furnizohet duke përdorur anijet e kompanisë së tij, ende në zhvillim, Starship, që janë projektuar për të dërguar njerëz në Mars dhe sjellë ata pas.
Elon Musk zbulon Starship, anijen që do të udhëtojë drejt Marsit
Sipërmarrësi i njohur amerikan Elon Musk ka bërë publike anijen kozmike Space X që është prodhuar për të transportuar ngarkesa dhe personel drejt Hënës, Marsit apo kudo në sistemin diellor dhe të kryejë kthimin e vet në Tokë në ulje vertikale.
Starship mendohet të kryejë fluturimin e parë brenda dy muajve në një ngritje 19 800 m, për t’u rikthyer sërish në Tokë.
Vetë Musk ka përuruar anijen me një fjalim përmes të cilit ai bëri thirrje që njeriu të zgjerojë njohjen përtej planetit tonë.
Sizmiografi InSight zbret në Mars
Pas një udhëtimi ndërplanetar që zgjat gati shtatë muaj, anija hapësinore Insight e Agjencisë Amerikane të Hapësirës NASA zbarkoi në Mars, duke kaluar me sukses atmosferën e planetit të kuq. InSight dërgoi edhe foton e tij të parë të sipërfaqes së Planetit të Kuq të hënën. Qëllimi i InSight është të studiojë brendësinë dhe tërmetet e Marsit.
Marsi i simuluar në Negev të Izraelit
Një grup kërkuesish izraelitë kanë përfunduar një eksperiment që simulon habitatin e Marsit. Eksperimenti është kryer në shkretëtirën e Negevit dhe konsiston në imitimin e kushteve në planetin e kuq. Vendndodhja e saktë është qyteti I izoluar i Mitzpe Ramon, që ka një peizash të ngjashëm me Marsin, por i afrohet atij edhe për nga gjeologjia dhe thatësira. Kërkuesit po studionin fusha të ndryshme që mund të jenë me rëndësi në një mision të ardhshëm në Mars përfshirë komunikimet satelitore, efektet psikologjike të izolimit, matje radioaktive dhe kërkimi për shenja jete në terren.