NASA zbret në Mars
Roveri “Preservance” (Këmbëngulje) është ulur me sukses në sipërfaqen e Marsit. Siç tregon videoja, në NASA, ky hap u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Roveri është ulur në një krater të thellë pranë ekuatorit të planetit, zonë që për astrofizikanët njihet me emrin Jezero.
Automjeti me gjashtë rrota tani do t’i kalojë të paktën dy vitet e ardhshme duke shpuar në shkëmbinjtë e zonës, në kërkim të elementëve që tregojnë se aty ka pasur dikur jetë. Jezero mendohet të ketë pasur një liqen gjigant miliarda vjet më parë. Dhe atje ku ka ujë, dihet që ekziston mundësia edhe për jetë. Ulja në Mars nuk ka qenë kurrë një mision i lehtë. Megjithatë, NASA ia ka dalë dy herë. Preservance është roveri i dytë me peshë një ton që arrin sipërfaqen e Marsit, pasi niset nga baza e NASA-s. Më parë, “Curiosity” është ulur në një krater tjetër në planetin e kuq, në vitin 2012.
Shumë fotografi do të dërgohen në tokë për të pasur një pamje të plotë të mjedisit përreth. Roveri është ulur në një zonë në të cilën shkencëtarët shpresojnë të gjejnë prova se aty ka pasur jetë, në çfarëdo forme qoftë ajo. “Preservance” është i pajisur me instrumente që studiuesit në Tokë do t’i përdorin për të shqyrtuar gjithçka, deri në nivelin mikroskopik.
Jezero shtrihet në rreth me gjerësi dyzet e pesë km dhe e ka marrë emrin nga një qytet në Bosnjë-Hercegovinë. Në disa gjuhë sllave, fjala "jezero" do të thotë "liqen". Jezero ka lloje të shumta shkëmbinjsh, përfshirë argjila dhe karbonate, që kanë potencialin për të ruajtur molekulat organike që do të linin të kuptohet ekzistenca e dikurshme e jetës.
Add new comment