NASA prodhon oksigjen në Mars
Pas zbritjes me sukses në Mars, Perserverance ka shënuar një tjetër arritje. Në bordin e roverit të NASA-s është prodhuar për herë të parë oksigjen, kjo falë instrumentit Moxie (Eksperimenti i Shfrytëzimit të Burimeve të Oksigjenit në Mars). Oksigjeni është prodhuar në atmosferën e planetit të kuq, e përbërë në masën 96% nga dioksid karboni.
Në këtë eksperiment të parë u nxorën vetëm 5 gram oksigjen, sasia që i duhet një njeriu për të marrë frymë 10 minuta. Objektivi i instrumentit Moxie është të prodhojë deri në 10 gram oksigjen në orë, raporton NASA.
"Megjithëse ky demonstrim teknologjik sapo ka filluar, ai mund të hapë rrugën për mundësinë e kthimit në realitet të asaj që deri tani ka qenë thjesht fantashkencë", thuhet në një njoftim të agjencisë hapësinore amerikane.
Add new comment