Presidenti apelon për kujdes në raportet me Serbinë: “Bashkëpunim, por nuk duhet të shërbejmë si make up”

Postuar në 28 Shtator, 2015 16:36

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shprehet kritik për sjelljen diplomatik të Shqipërisë në raport me Serbinë. Në një intervistë për gazetën “Express” në Kosovë, Nishani përcjell rezervat e vet për aspekte të politikës së jashtme, për të cilën në fakt nuk kanë munguar përplasjet me qeverinë. “Shqipëria nuk mund të shërbejë si një “make up” – jo po shërben – por nuk mund të shërbejë, që do të thotë, duhet të kemi shumë kujdes për arsye, sepse Shqipëria është dhe duhet të jetë e interesuar, po aq sa edhe Serbia, në çështjen e relaksimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë. Jemi dy vende të rajonit të Ballkanit. Padyshim, që Shqipëria reflekton problematikën e madhe që pati lufta dhe gjenocidi i egër i Serbisë së Miloshevicit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Por, nga ana tjetër, Shqipëria është dhe do të mbetet në qasjen për të parë nga e ardhmja në mënyrë të tillë, që, duke mos harruar atë kalvar vuajtjesh që solli lufta dhe tentativa për spastrim etnik dhe gjenocidi që u ushtrua ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ne duhet të krijojmë një ambient të ri, një ambient bashkëpunimi, një ambient ku mosbesimi të zëvendësohet nga besimi. Proceset integruese europiane, janë procese që e ndihmojë, padiskutim, këtë frymë dhe këtë qasje. Por, nga ana tjetër, Shqipëria nuk mundet dhe nuk duhet assesi që të zhvendosë rëndësinë e vëmendjes dhe realitetin rajonal që ka dialogu midis Serbisë dhe Kosovës në kontekstin e një dialogu midis Serbisë dhe Shqipërisë. Pra, dialogu dhe bashkëpunimi midis Serbisë dhe Shqipërisë ka një profil krejt tjetër”, thotë Presidenti. 

http://www.gazetaexpress.com/intervista/videointervistebujar-nishani-rol...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.