Tensioni politik. Meta takime me Idrizin. Berisha akuzon vetëm Ramën për CEZ
“Problem janë mostakime dhe jo takimet”. Kështu është shprehur pas takimit me Shpëtim Idrizin, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Një mesazh i qartë për kryeministrin Edi Rama, me të cilin Meta ka kohë që nuk ka marrëdhënie të qeta. Një ditë më parë, Idrizi ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, sikurse do theksuar se para marrëveshjes së prillit 2013, Meta u përpoq për krijimin e një poli me PDIU-në. Në të njëjtën kohë, ish-kryeministri Sali Berisha, ka dalë në një kongerencë për shtyp me gazetarë ku ka akuzuar kryesisht Kryeministrin Edi Rama, për marrëveshjen e mirëkuptimit me CEZ. “Meta e pranoi hetimin ndërkombëtar”, është shprehur Berisha, duke dalë kështu praktiksht në një fron të përbashkët lundër Ramës. Po kështu, ka informacione se Edi Rama është takuar këto me kreun e PD-së, Lulzim Basha, një fakt me të cilin Meta bëri diversion: “Basha dhe Berisha kërkuan dy gjëra të ndryshme”, tha ai. Kriza politike me sa duket po çon rrjedhën drejt zgjedhjeve, përderisa aksioni për të likujduar me aferën CEZ, Metën dhe Berishën, ishte diçka më e madhe nga fuqia e kryeministrit aktual. Po kështu Ilir Meta ka takuar sot edhe Presidentin Bujar Nishani, një ditë pasi i u bë publik lajmi se kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, ka adresuar një letër që paralajmëron destabilizimin e vendit.
Add new comment