Arkiv-Lajme të përditësuara
PS: Studioja ligjore e Argitës, në konflikt të pastër interesi me pozicionin e të atit
Partia Socialiste i konsideron sjelljen, veprimet dhe aktivitetin e firmës ligjore të vajzës së kryeministrit, Argita Malltezi, si në konflikt të pastër interesi me pozicionin dhe pushtetin e babait të saj.
Deputeti socialist, Eduard Shalsi gjatë një konference për shtyp është shprehur se shqetësimi i opozitës mbetet në faktin se përse një biznesmen i huaj apo shqiptar duhet të kontaktojë, të bisedojë apo të negociojë me të bijën për aktivitete që do të licensohen nga i ati i saj kryeministër.
TAP, METE firmos marrëveshjen me “E-ON Ruhrgas", Haxhinasto: Kjo do të sjellë zhvillim të shpejtë për të gjithë vendin
FMN: Kredia bankare, zhvillime ekstreme në Shqipëri
SHBA: Proces gjyqësor i lirë për 21 janarin
Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Kujdes nga marshimi i PS-së i së hënës
KËRCËNIME JOSHQETËSUESE
Në PDK nuk i kanë marrë seriozisht kërcënimet e AKR’së se do të tërhiqet nga Qeveria nëse nuk u kthehet Ministria e FSK’së. Adem Grabovci u shpreh i bindur se Behgjet Pacolli nuk e lëshon koalicionin. Agim Çeku ia lëshoi karrigen e tij të deputetit një pasuesi nga AKR’ja, kur u emërua Ministër. Por, përveç kësaj, tash AKR e dëshiron edhe Ministrinë që ai drejtoi për dy vite.
Rama reagon pas intervistës: Krenar për ty, je gjysma më e mirë dhe shtylla e familjes. Të duam shumë!
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social Twitter, pas intervistës të së shoqes në Top Story.
“Linda sot në Top Story pas një furie shpifjesh për të cilat shpifësit nuk meritojnë asnjë përgjigje, ndërsa opinioni publik meriton shpjegime,” shkruan Rama.
“Krenar për ty:-) Je jo vetëm gjysma më e mirë, po edhe shtylla e familjes sonë. Të duam shumë,” vijon Rama.
TEMA
Sërish maska në aksin Burrel- Milot, vidhen pasagjerët
UPDATE- Në vetëm pak ditë një tjetër grabitJe me maska shënohet në aksin Burrel- Milot.
Njoftohet se sot në këtë aks në vendin e quajtur Shkopet, persona me maska, ende të paidentifikuar nga policia, kanë grabitur një furgon pasagjerësh të Bulqizës.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me shumën e parave që është grabitur, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pak ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, persona ende te paidentifikuar tentuan të grabisnin një furgon në afërsi të fshatit Bushkash.
Itali, shqiptari 48-vjeçar ekzekuton gruan dhe të dashurin e saj
AQUILA-Një, emigrant shqiptar në Itali ka vrarë gruan dhe të dashurin e saj. Vrasja është motivuar nga xhelozia. Burhan Kapllani, 48 vjeç, i ka bërë prit, gruas së tij, Orjeta Boshti, me të cilën kishte 4 fëmijë, në parkingun e një supermarketi, raportojnë mediat italiane. Në atë kohë ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj i ri, Shpëtim Hana.
Kallëzimet nga KLSH, Prokuroria fillon hetimet për 32 zyrtarë
32 zyrtarë janë vënë nën hetim nga Prokuroria pas kallëzimit penal nga KLSH. Në një deklaratë për mediat Prokuroria njofton se ende nuk ka ngritur akuza, por po zhvillon hetime për 32 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të kallëzuar penalisht nga KLSH për vepra penale që lidhen me ushtrimin e funksioneve publike. Ndërkohë, nuk ka filluar hetimi, por është në proces verifikimi kallëzimi penal i referuar nga KLSH për 4 zyrtarë të tjerë.
Rastet për hetim
Shalsi: Vajza e Berishës, konflikt interesi. Malltezi: Rama shpif për të mbuluar aferat e tij
Deputeti Eduard Shalsi nisur nga faktet e bëra publike lidhur mbi rolin e vajzës së Kryeministrit në ndërmjetësimin e investimeve të huaja në Shqipëri, akuzoi për konflikt interesi të hapur Kryeministrin e vendit dhe kërkoi sqarimin e rrethanave të kësaj marrëdhënieje.