Arkiv-Lajme të përditësuara
Berisha: Rritja ekonomike 2.7 %. Me idenë e taksave Rama shkon në vitin ‘45
Ndërsa kreu i Ministrisë së Financave Ridvan Bode, deklaroi pak ditë më parë se rritja ekonomike në Shqipëri ka qenë 1.5 për qind në 2012, kreu i qeverisë Sali Berisha deklaron se rritja ekonomike gjatë 3-mujorit të tretë të vitit të kaluar shënoi 2.7 për qind. Në mbledhjen e përjavshme të qeverisë, Berisha e ka shpjeguar rritjen ekonomike të vendit një sukses te vërtetë, fal reformave dhe politikave ekonomike të ndjekura.
BB: Rritja ekonomike në vitin 2012 ishte 0.8%. Konsumi i brendshëm ka rënë ndjeshëm
Banka Botërore po u bën thirrje vendeve në zhvillim të ruajnë rritjen ekonomike ndërsa ekonomia globale për vitin në vazhdim mbetet e paqëndrueshme. Në një raport të ri të publikuar të martën me titull “Perspektivat e Ekonomisë Globale 2013”, Banka Botërore thotë se Shqipëria ishte mes vendeve të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore që patën një rritje prej më pak se një përqind, ndërsa pritshmëria për vitin 2013 mbetet subjekt i rreziqeve serioze rajonale dhe globale.
Raporti: Shqipëria, vend me liri të pjesshme
Nje vend me liri te pjesshme e vlereson Shqiperine raporti i fundit i Freedom House mbi Liritë në Botë. Sipas raportit te fundit te publikuar dhe menyres se klasifikimit, shtet pjesërisht i lirë, është ai që ka kufizim të respektimit të lirive politike dhe atyre civile.
Një shtet i tillë shpesh vuan nga një ambient i korruptuar, sundim të dobët të ligjit, grindje fetare e etnike dhe një skenë politike ku një parti e vetme dominon me gjithë shkallën e caktuar të pluralizmit.
Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës
Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një person ende i pa identifikuar e ka djegur një gjyqtare duke i hedhur acid në fytyrë dhe kraharor.
Dyshohet se veprimi ndaj gjykatëses lidhet me detyrën që ajo kryen në Gjykatën e Shkallës së Parë në qytetin bregdetar.
Gjyqtarja Mirela Mishgjoni aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i rëndë.
SHEKULLI
KQZ konsensus për shpenzime luksi, sherr për mandatet
Liria e medias, Sequi: Jetike për anëtarësimin në BE, Leskaj:KKRT nuk ka përmbushur standartet, militante
Liria e fjalës dhe medias janë kryefjala e konferencës që po zhvillohet në ambientet e hotel “Tirana”, organizuar në kuadër të integrimit nga Komisioni Europian dhe Ministria e Integrimit. Të pranishëm në konferencë janë ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, deputetja socialiste Valentina Leskaj, njëkohësisht kryetare e komisionit parlamentar të medias, përfaqësues dhe drejtues të medias, etj.
Biznesmeni Zafar Ansar: Argita më kërkoi deri në 3 milionë euro. Berisha më tha se do bashkëpunosh me njerëz të mirë
Në qendër të akuzave ndaj vajzës së kryeministrit, Argita Berisha Malltezi, Partia Socialiste vuri një korrespondencë mes zyrës së saj avokatore dhe biznesmenit pakistanez Zafar Ansar, i cili kërkonte të investonte në Shqipëri në fushën e energjetikës.
FRESSH sot 21 vjeç, Veliaj: 23 qershori, pavarësi nga injoranca, papunësia, indiferenca shtetërore
TIRANE- Ne ditelindjen e 21-te te Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH), Sekretari për Rininë në PS, Erjon Veliaj ka vleresuar kete force si shume te rendesishme per ndryshimin.
Gjate nje prononcimi per mediat, nderkohe qe merrej me pergatitjet per ceremonine festive qe mbahet sot, Veliaj ka vleresuar punen e bere me angazhimin e te rinjve.
Sipas tij, 23 qershori do te jete ne 1912 e te rinjve. “Pavaresi nga injoranca, papunësia, indiferenca shtetërore”- tha ai.
Halimi në Londër, marrëveshje për transferimin e të dënuarve
LONDER- Shqiperia dhe Britania e Madhe nenshkruajne marreveshje per transferimin e te burgosurve ne vendin tone.
Marreveshja eshte firmosur nga Ministri Shqiptar i Drejtësisë Eduard Halimi dhe Ministri Britanik i Burgjeve Jeremy Wright. Sipas Halimit, edhe pse vuajtja e dënimit mbetet e njëjtë, transferimi i të burgosurve në vendin e tyre rrit mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri, duke lejuar nje kontakt më të madh me familjen e tyre.
Topi: Berisha po survejon FRD, s’kemi dalë të ndihmojmë Ramën