Vlorë, një gjyqtare digjet me acid për shkak të detyrës

Një incident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një person ende i pa identifikuar e ka djegur një gjyqtare duke i hedhur acid në fytyrë dhe kraharor.
Dyshohet se veprimi ndaj gjykatëses lidhet me detyrën që ajo kryen në Gjykatën e Shkallës së Parë në qytetin bregdetar.
Gjyqtarja Mirela Mishgjoni aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital si pasojë e plagëve të marra nga sulmi i rëndë.
SHEKULLI
Add new comment