Arkiv-Lajme të përditësuara

SHFRYHET PACOLLI

Postuar në 19 Janar, 2013 03:28

 

Behgjet Pacolli ka folur si opozitar të premten, gjatë një takimi me mbështetës të tij në Kamenicë. Edhe pse mban postin e Zëvendëskryeministrit të Parë, ai tha se korrupsioni dhe krimi i organizuar e kanë kapluar çdo sferë të jetës në Kosovë. Shpërthimi i Liderit të AKR’së erdhi një ditë pasi zyrtarë të PDK’së nuk i trajtuan seriozisht kërcënimet e tij se do të dalë nga Qeveria nëse nuk i kthehet Ministria e FSK’së.

Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli, ka lëshuar akuza në drejtim të Qeverisë se nuk e ka luftuar hiq korrupsionin.

Majko: Drejtësia nuk matet me deklarata ambasadorësh

Postuar në 18 Janar, 2013 14:30

 

Ish-kryeministri Pandeli Majko duke folur për ngjarjen e “21 janarit”, ka deklaruar se për këtë ngjarje duhet vënë drejtësi. Majko ka theksuar se drejtësia nuk duhet matur me deklarata ambasadorësh por duhet të vendoset një raport i vërtet me ligjin.

“Drejtësinë nuk duhet ta masim me deklaratat e ambasadorëve. Deklaratat të rikthejnë faktin që drejtësia të flasë”, deklaroi Majko.

 

 

SHEKULLI

Drogë nga Shqipëria, 2 shqiptarë dhe 8 italianë në pranga

Postuar në 18 Janar, 2013 14:27

 

Dhjetë persona kanë rënë në pranga sot, në një aksion të shpejtë dhe të koordinuar të policisë italiane në Foggia, Orta Nova, Ceringola dhe Lucera.

Të arrestuarit, dy prej të cilëvë janë shqiptarë, akuzohen për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Endri Mosko, 38 vjeç dhe Niko Selamaj, 43 vjeç janë shqiptarët e arrestuar, ndërsa tetë të tjerët janë shtetas italianë; Giuseppse Caposeno, 42 vjeç, Quirino Barbeti, 44 vjeç, Paolo Novelli, 36 vjeç, Massimo Matrella, 46 vjeç, Aldo Donnini, 39 vjeç, Roço Stefano Napolitano, 46 vjeç dhe Roço dedda, 43 vjeç.

Shqyrtohen kandidaturat nga ERE, të hënën administrator i ri

Postuar në 18 Janar, 2013 14:25

Administratori që do të marë menaxhimin e shpërndarjes  së energjisë pas largimit të çekëve  të CEZ, do të përcaktohet të hëhën.  Vendimi u mor nga ERE  pasi dëgjoi sot  kandidaturat e paraqitura .Në 21 janar pritet që ERE të marrë vendimin e fundit për licencën e CEZ-it, që të gjitha gjasat janë që do t’i hiqet. Emrat që duket se kanë shprehur interes për vendin e administratorit nuk janë të panjohur, edhe pse në fakt në pozicione kyçe dhe në kompanitë të tjera publike.

Ulëz, punonjësit e HEC-it në protestë kundër privatizimit: Po na nxjerrin në rrugë të madhe

Postuar në 18 Janar, 2013 14:24

 

Punonjësit e hidrocentralit të Ulzës kanë zhvilluar të premten një protestë për të kundërshtuar privatizimin e tij.

Në këtë protestë u kërkua ndalja e menjëhershme e privatizimit të këtij hidrocentrali, pasi me punën në të jetojnë më shumë se 800 banorë të rrethit të Matit e më gjerë.

“Ky vend këtu është larë me gjak. Ndre Elezi, Ndrec Gjergji, Etem Uka, Gjon Nika me 7-8 vetë të tjerë vdiqën për të ndërtuar këtë hidrocentral. Nuk mund të shitet kështu”, është shprehur njëri prej punëtorëve.

Gjanica përmbyt Fierin. Probleme edhe në Durrës, Lezhë e Shkodër. Masivi i dheut bllokon Tepelenë-Gjirokastër

Postuar në 18 Janar, 2013 14:23

 

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë krijuar mjaft probleme në disa zona të vendit. Dhjetëra hektarë tokë janë mbuluar nga ujë, ndërkohë që dhjetëra banesa dhe biznese rrezikojnë të përmbyten dhe banorët apelojnë për ndihmë nga drejtuesit vendorë.

Rruga e Kombit bëhet me pagesë pas zgjedhjeve

Postuar në 18 Janar, 2013 09:43

 

Rruga e Kombit do të ketë taksë pas zgjedhjeve dhe këtë e konfirmon Ministria e Transportit, e cila pohon se “e sigurt është që rruga do të bëhet me pagesë në muajt e verës”.

Pakti pritet të firmoset në shkurt apo në mars me kompaninë fituese, ndërsa zbatimi dhe marrja nën kontroll e rrugës për të paktën 25 vjet, do të bëhet në verë, në pikun e sezonit turistik dhe pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.

Viza në SHBA, Ambasada: Tarifë emigrimi para nisjes

Postuar në 18 Janar, 2013 09:42

 

TIRANE- Ambasada Amerikane ne Tirane njofton per procedurat per pajisjen me vize emigrimi ne SHBA.

Ne nje njoftim te publikuar ne faqen online te ambasades, pak dite me pare sqarohet se “Duke filluar nga data 1 Shkurt 2013, të gjithë personat që janë pajisur me vizë emigrimi për në SHBA, përpara se të udhëtojnë për në SHBA, do të duhet të paguajnë një Tarifë Emigrimi prej 165 dollarësh për Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit të Shteteve të Bashkuara (USCIS).”

Ndërtimi i HEC-eve, Berisha: Janë gjeneratorë të fuqishëm të punësimit

Postuar në 18 Janar, 2013 09:40

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të Këshillit të Rregullimit të Territorit e ka cilësuar ndërtimin e Hidrocentraleve si një gjenerator i fuqishëm për punësimin në vend. Ai theksoi se  qeveria që drejton është e vendosur  për të bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që të përmbushet aspirata për shndërrimin e Shqipërisë në superfuqi rajonale të energjisë së rinovueshme. “Sot ne miratojmë këtu disa HEC-e, të cilët së bashku do të punsojnë mijëra qytetarë dhe kryesisht banorë të zonave aty afër, natyrisht teknikë dhe inxhinierë ndër më të mirët e vendit.

Zgjidhet kreu i Gjykatës së Tiranës. Nishani: Askush nuk do të cënojë integritetin e gjyqtarëve

Postuar në 18 Janar, 2013 09:39

 

Presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka dënuar sulmin ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni. Në mbledhjen e radhës së KLD-së, Nishani ka theksuar se askush nuk duhet të cënojë integritetin e gjyqtarëve.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara