Arkiv-Lajme të përditësuara
Kuvendi, Zana Xhuka në krye të ILDKP, LSI voton kundër
Xhuka do të jetë kreu i ri i Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive(IDKP). Në mbledhjen e parë të sesionit parlamentar, Xhuka, ish-ministre e Mbrojtjes ka arritur të marrë 70 vota pro. Kundër Xhukës ka votuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përkrahte kandidaturën e Shkëlqim Ganaj, i cili prej disa vitesh ka punuar si inspektor në këtë institucion. Xhuka ka zëvendësuar Adriatik Llallën, i cili u emërua në postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm.
Forumi Shqiptar për Mediat e Lira dënon bllokimin policor të transmetimit televiziv të homazheve për 21 janarin
Forumi Shqiptar për Mediat e Lira dënon ashpër veprimet e policisë së rendit dhe policisë bashkiake, që penguan sot me forcë transmetimin televiziv të ceremonisë përkujtimore të 21 janarit në nderim të katër viktimave të vrarë nga forcat e gardës së Republikës.
Berisha: Rama, përgjegjës për 21 janarin. Stop presionit mbi drejtësinë, e vërteta do zbardhet
TIRANË- Kreu i qeverisë ka folur sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, për 21 janarin e dy viteve me parë, duke komentuar edhe kortezhin homazh të PS-së.
Duke shprehur ngushëllimet për familjet të viktimave të Ramës, (sipas tij), ai ka bërë apel të mos bëhet presion mbi drejtësinë e cila do të zbardhet deri në fund.
Jahjaga e Nikoliq takohen në shkurt
Prishtinë, 21 janar - Takimi në mes Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomislav Nikoliq pritet të ndodhë brenda muajit shkurt, ose në fillim të marsit. Këtë e ka konfirmuar këshilltari i presidentes Ramush Tahiri, raporton RTK.
Ai ka thënë se data është caktuar, por mund të lëvizje nga ana e ndërkombëtarëve. Sipas tij takimi do të ndodhë për ti dhenë shtytje dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Tullë në kokë oficerit të policisë, i kapi duke i vjedhur dyqanin
Spahiu komenton 21 janarin: Berisha nuk do i shmanget burgimit të përjetshëm për krimet e bëra
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i ka bërë apel institucioneve dhe publikut me rastin e dy vjetorit të vrasjes së 4 qytetarëve më 21 janar 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
ERE, një mijë faqe raport kundër CEZ-it
Enti Rregullator vendos sot t’i heqë licencën kompanisë së shpërndarjes së energjisë
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Arbitrazhi - Pas heqjes së licencës për të operuar në treg, kompania CEZ pritet t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit
Argita iu përgjigjet sërish akuzave me akuza dhe nuk jep shpjegime për pronën që i ofroi Ansar
Argita Malltezi për të disatën ditën me radhë ka reaguar ndaj akuzave të PS-së, duke iu përgjigjur atyre po ashtu me akuza. Vajza e kryeministrit nuk është përgjigjur se e kujt ka qenë prona që i ka ofruar biznesmenit pakistanez për të blerë, por ka hedhur sërish akuza ndaj bashkëshortes së Edi Ramës.
Tjetër masakër në SHBA, një adoleshent vret 5 persona
Të shtunën në mbrëmje, në një shtëpi në qytetin Albuquerque në shtetin federal amerikan New Mexico ka ndodhur vrasja e 5 personave. Autoritetet e New Mecico, në jug të SHBA-ve, njoftuan sot një adoleshent 15-vjeçar ka vrarë me armë zjarri dy të rritur dhe tre fëmijë.
Siç bën të ditur amerikane e lajmeve AP, ende nuk dihen motivet e vrasësit dhe as lidhja e tyre me viktimat. Ku akt tjetër i të rëndë i vrasjes së shumëfishtë vjen menjëherë pas shpalljes së masave të presidentit Obama për kufizimin e armëmbajtjes.
Ndryshon historia “Skënderbeu nuk luftoi pushtuesin gjakatar osman”
Me korrigjimet e Komisionit të Ministrisë së Arsimit, Skënderbeu nuk luftoi pushtuesin, por Perandorinë Osmane. Autorët e teksteve shkollore kundërshtojnë mënyrën e korrigjimit të librave të historisë në raport me këtë Perandori, pa konsultim të tyre. Këtë veprim e cilësojnë “punë në arën të huaj”. Komisioni arsyetoi se nuk e kishte obligim që të konsultonte autorët e librave të deritashëm të historisë.