Forumi Shqiptar për Mediat e Lira dënon bllokimin policor të transmetimit televiziv të homazheve për 21 janarin

Postuar në 21 Janar, 2013 13:25

 

Forumi Shqiptar për Mediat e Lira dënon ashpër veprimet e policisë së rendit dhe policisë bashkiake, që penguan sot me forcë transmetimin televiziv të ceremonisë përkujtimore të 21 janarit në nderim të katër viktimave të vrarë nga forcat e gardës së Republikës.

“Me një veprim tërësisht arbitrar, Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit kanë ndaluar reporterët dhe transmetuesit televizivë të instalonin pajisjet për transmetimin live të ceremonisë, duke shkelur rëndë të drejtat bazë të lirisë së shtypit dhe detyrimet e gazetarëve për të transmetuar nga vendi i ngjarjes. Ky akt i rëndë kundër lirisë së shtypit dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar në kohë reale, është i ngjashëm me aktin banditesk të dy viteve më parë, kur Garda e Republikës e urdhëruar nga Sali Berisha hapi zjarr mbi podiumin e lejuar prej policisë për gazetarët që ndiqnin protestat, duke vrarë një demonstrues, Hekuran Dedën dhe duke plagosur një gazetar, Fatos Mahmutaj.

Dy vjet më pas, e njëjta polici, me të njëjtit eprorë, ndalon gazetarët të pasqyrojnë një aktivitet në nderim të asaj ngjarjeje.

Forumi Shqiptar për Mediat e Lira, duke dënuar këtë akt të rëndë kundër të drejtës së gazetareve për të ushtruar profesionin e tyre, i kërkon OSBE dhe Bashkimit Evropian të konsiderojë standardet e shkelura të lirisë së shtypit në Shqipëri, si një shqetësim madhor dhe shenjë e një regjimi autokrat që synon t’i mbyllë gojën shtypit dhe të izolojë shoqërinë nga e drejta për informim.

Kjo situatë bëhet edhe më e rëndë, po të kemi parasysh se autorët e kësaj censure, janë dhe dy të akuzuarit kryesor për vrasjet e 21 Janarit, kryeministri Sali Berisha dhe ish- Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha,” thuhet në deklaratë.

 TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.