Arkiv-Lajme të përditësuara

Ndërpritet drama “Shën Maria e Beratit”, cilësohet fyese për komunitetin ortodoks

Postuar në 23 Janar, 2013 13:48

 

Komisar Musa Skura shpallet “Dëshmor i Atdheut”, ceremonia mortore në Varrezat e Dëshmorëve

Postuar në 23 Janar, 2013 13:46

 

Trupi i pajetë i kryekomisarit të Burrelit, Musa Skura, i shpallur “Dëshmor i Atdheut” pritet të mbërrijë nesër në atdhe. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, arkmorti me trupin e Skurës, do të mbërrijë në Portin e Durrësit rreth orës 09:00 me një traget të linjës Brindisi-Durrës. Homazhet në nderim të tij, do të zhvillohen në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke filluar nga ora 11:00 deri më 12:30.

Rama takon trojkën e ambasadorëve. Volfarth: Përgatitjet për zgjedhjet të jenë konstruktive

Postuar në 23 Janar, 2013 08:04

 

E PERDITESUAR)- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, priti në selinë e partisë së tij tre ambasadorët e trojkës, Eugen Volfarth të OSBE, Etore Sekui të BE dhe Aleksandër Arvizu të SHBA.

Pas takimit, ka folur për mediat ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Volfarth.

Ai tha se trojka mirëpret çdo gjë që është konstruktive dhe shtoi se këto zgjedhje duhen bërë në një frymë të tillë.

Rritet niveli i Fierzës nga reshjet e ditëve të fundit

Postuar në 23 Janar, 2013 08:02

 

Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është rritur ndjeshëm ditët e fundit për shkak të reshjeve e shiut, të cilat kanë rënë me intensitet të lartë. 

Sipas të dhënave të ditës së sotme, mësohet se prurjet në këtë hidrocentral janë 165 metra/kub ujë në sekondë, duke shënuar nivelin e 275 metrave, nga 272 metra që ishte një javë më parë. 

Burime nga kaskada e Drinit thonë gjithashtu se nëse reshjet do të vijojnë me këtë intensitet edhe për disa ditë të tjera, prurjet pritet të shkojnë mbi 180 metra/kub ujë në sekondë. 

Vendimi, legalizohen 1247 objekte informale

Postuar në 23 Janar, 2013 07:59

 

TIRANE- Qeveria miratoi sot kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informate të disa 1247 parcelave ndërtimore, si dhe shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.

Vendimet u moren ne mbledhjen e sotme te qeverise dhe perfshin legalizimin e objekteve informale të ngritura në troje, si dhe shtesa (anësore) informale në ndërtime me leje.

Mandatet, Komisioni i Ligjeve miraton propozimin e PD për ndarje sipas vitit 2009

Postuar në 23 Janar, 2013 07:57

 

Komisioni i ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës propozimin që Kuvendi të ndajë mandatet sipas vitit 2009. Mbledhja e sotme e Komisioni i ligjeve ku u thirrën për të relatuar edhe kryetarja dhe nënkryetari i KQZ u shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës lidhur më çështjen e ndarjes së mandateve, por si përfundim komisioni votoi propozimin e bërë një ditë më parë nga deputeti i PD, Edi Paloka për ndarje të mandateve nga ana e kuvendit sipas vitit 2009.

Vritet gruaja e shqiptarit, ishte rekrutuar nga policia për të dhënë informacione për të shoqin

Postuar në 23 Janar, 2013 07:55

 

Gruaja e një shqiptari të dyshuar si trafikant droge në Skoci, është varë pasi mendohej se informonte policinë në lidhje me veprimtarinë e bashkëshortit të saj dhe të anëtarëve të tjerë të rrjetit të narkotikëve.

Lynda Spence, 27 vjeç, konsulente financiare, e martuar me shqiptarin Sokol Zefaj, u rrëmbye, u mbajt peng dhe më pas u masakrua më prill 2011.

“Unë e kam ushqyer atë, i kam dhënë çaj, duhan, çfarë ka dashur”, citohet shtetasi 37- vjeçar David Parker në rrjetin televiziv BBC.

Plagosje pranë Gjykatës së Tiranës

Postuar në 23 Janar, 2013 01:49

Nga të shtënat e armëve, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një person mbeti i plagosur, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. 

Sipas policisë, ai quhet Admirim Sako dhe u qëllua, teksa po hipte në makinen tip BMV, pranë lokalit të tij. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku, sipas policisë, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkaq, uniformat blu janë në ndjekje të personit që qëlloi, i cili përshkruhet si rreth të 25-ave, që është larguar nga vendngjarja përmes rrugës “Myslym Shyri”.

Janinë, 11 ton drogë Lazarati janë kapur për ‘12

Postuar në 23 Janar, 2013 01:46

 

JANINE- Policia greke në Janinë ka bërë bilancin e sasive narkotike të kapura nga seksioni antitrafik, përgjatë vitit të kaluar. Sasia e kapur përgjatë 12 muajve të vitit të kaluar ka qenë 11 ton hashash prej të cilës, vetëm në muajin dhjetor është kapur një sasi prej 1.5 ton.

Vrasja e 21-vjeçarit në Fier, arrestohet i dyshuari

Postuar në 23 Janar, 2013 01:45

 

FIER- Policia e Fierit njoftoi sot se ka arrestuar një 25- vjeçar si të dyshuar për vrasjen e studentit 21-vjeçar të Fakultetit shtetëror të Juridikut, Andi Prifti. Gentjan Shahinaj, 25 vjeç, është arrestuar nga policia si i dyshuar kryesore. Policia dyshon se kanë qenë dy persona që e kanë vrarë 21-vjeçarin, duke e qëlluar atë me thikë në fyt e në kraharor, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara