Arkiv-Lajme të përditësuara

Haxhinasto takon ambasadoren ceke: Marrëdhëniet tona të mos kushtëzohen me CEZ

Postuar në 25 Janar, 2013 03:33

 

 “Kërcënimi” i Çekisë për bllokim të statusit pas largimit të CEZ kanë vënë në lëvizje qeverinë shqiptare. Zv/kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës (METE), Edmond Haxhinasto ka takuar sot ambasadoren e Çekisë në vendin tonë, Bronislava Tomasova,së cilës i kërkoi që marrëdhëniet politike të Shqipërisë me Çekinë të mos kushtëzohen me problemet e CEZ.  Sipas tij çdo thirrje për t’i përzier këto dy problematika është e dëmshme dhe nuk i shërben askujt.

Kryeprokurori Llalla: “21 Janari”, prokurorët do vendosin të pavarur, s’do ketë hetim për organizatorët

Postuar në 25 Janar, 2013 03:32

 

Prokuroria është në fazë verifikimi për akuzat e ditëve të fundit të ngritura nga dy kampet politike për afera korruptive dhe abuzime me fondet publike. Pohimi ka ardhur nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla, i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla. I pyetur për akuzat që janë lëshuar nga foltoret e dy selive kryesore politike, Llalla ka deklaruar se prokuroria është në fazë verifikimi dhe nëse do të shihen element të veprës penale do të ngrihen akuzat.

Punonjësit e Ministrisë së Brendshme shkëpusin gjendjen e tyre civile nga Tirana dhe regjistrohen në… Topojan të Kukësit

Postuar në 24 Janar, 2013 14:00

 

Shumëkush mund të pyesë se çfarë kuptimi kanë zgjedhjet në këtë vend, kur ato nisin të manipuluara, ose më mirë, lindin të tilla.

Prej kohësh është denoncuar skandali se në komunat skajore të Kukësit, në Topojan e Shishtavec, është shtuar ndjeshëm numri i banorëve. Edhe pse në këto komuna rrallë takon njerëz, sërish bumi i banorëve që lënë Tiranën për të shkuar në Topojan është i pazakontë.

Fyle: Shqipëria? Varet nga progresi që do të bëjë

Postuar në 24 Janar, 2013 13:55

 

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle i është drejtuar sot me një fjalë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku deklaroi se në pranverë, në varësi të progresit mund të ketë një raport tjetër për Shqipërinë.

Duke folur për publikimin e raportit të fundit për Kroacinë, në pranverë, Fyle u shpreh; “Në varësi të progresit, një raport mbi Shqipërinë është gjithashtu i mundur”

Djali i ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe autor i plagosjes te “Vasil Shanto”

Postuar në 24 Janar, 2013 13:54

 

Djali i ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Behar Bejko është autori i plagosjes së Martin Nanajt. Ngjarja ndodhi dje në orët e vona  në rrugën “Vasil Shanto”, në një lokal pranë hotel “Diplomat”.  25-vjeçari Bejko është shpallur në kërkim nga policia me akuzën e plagosjes.

 

Zgjedhjet, PS mbledh aleatët,mungon Dule

Postuar në 24 Janar, 2013 13:50

 

Partia Socialiste ka mbledhur sot aleatët e saj politikë për të diskutuar rreth platformës dhe organizimit të fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit. Ashtu siç ishte paralajmëruar, takimi i iniciuar nga Kryesocialisti Edi Rama ka nisur rreth orës 17:00 në selinë rozë dhe në të morën pjesë kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, ai i PSV ’91, Petro Koçi, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kreu i PDS-së, Paskal Milo.

Dule sulmon Aleancën Kuq e Zi: Dëmton imazhin e Shqipërisë, PS të mos bëjë koalicion me të

Postuar në 24 Janar, 2013 13:48

 

''Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos bërë koalicion me parti të cilat kanë probleme të rënda demokracinë dhe shtetin e së drejtës”. Kështu është shprehur kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule në një prononcim për AS, lidhur me koalicionet e mundshme për zgjedhjet e qershorit. Në fjalën e tij, Dule i është referuar Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Aleancës Kuq e Zi, duke i bërë thirrje dhe partive të tjera që mos të mos bashkëpunojnë me forca të tilla.

Durrës, prokuroria: Burg përjetë Shaban Norjes

Postuar në 24 Janar, 2013 08:46

 

DURRES- Burgim te perjetshem per Shaban Norjen, autorin e masakrimit  makaber te 18 vjecares Ajshe Vata. Kete mase denimi ka kerkuar sot prokuroria per 81 vjecarin Norja.

Nje seance me pare, ne te cilin Norja mberriti me antiplumb ne sallen e gjyqit, prokuroria deklaroi edhe akuzen ne ngarkim te tij: “Vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese”.

Sipas prokurorit Sokol Nishani krimi ishtë planifikuar për të humbur gjurmët e lidhjes dhe shtatzënisë së Ajshe Vatës.

Hillary Clinton, letër Edi Ramës

Postuar në 24 Janar, 2013 08:45

 

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka postuar ne profilin e tij ne Facebook dhe Twitter, nje leter te derguar nga ish sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Sipas Rames, letra ka qene nje kenaqesi e madhe ne nje dite me shi si e sotmja.

“Kenaqesi fort e posacme kur nje dite, per me teper me shi, nis me nje leter si kjo mbi tryezen e punes”- shkruan ai.

Arvizu: Tirana zyrtare të shmangë deklaratat nacionaliste, impakt të madh tek shqiptarët etnikë

Postuar në 24 Janar, 2013 08:43

Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e FRD, Bamir Topi.

Në fund të takimit, në një prononcim për mediat, diplomati amerikan siguroi mbështetjen që SHBA ka dhënë dhe do të vijojnë të japin për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike, por bëri thirrje që të lihen mënjanë deklaratat nacionaliste, të cilat sipas Arvizu kanë një impakt shumë të madh tek shqiptarët etnik kudo që ata jetojnë, sidomos kur ato artikulohen nga Tirana zyrtare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara