Arkiv-Lajme të përditësuara

DITA H

Postuar në 27 Janar, 2013 03:44

 

Partia Demokratike e Kosovës hapi punimet e Konventës së gjashtë zgjedhore me një spektakël dritash, muzike e fjalimesh patriotike. Sot ky subjekt e zgjedh Kryetarin dhe Këshillin Drejtues. Hashim Thaçi la të kuptohet se dëshiron ta mbajë ende timonin e partisë që e udhëheq tash e 12 vjet. Por, Jakup Krasniqi dhe Hydajet Hyseni fjalimin e shefit e përcollën nga shtëpia.

PDK e ka nisur të shtunën Konventën zgjedhore pas një procesi të gjatë të zgjedhjeve të brendshme.

Rama: Jemi fitues. Duhet të nxisim pjesëmarrjen në zgjedhje dhe të mbrojmë votën më 23 qershor

Postuar në 26 Janar, 2013 14:16

 

TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblene e saj, ne qender te se ciles eshte pergatitja e strukturave te PS-se per zgjedhjet e 23 qershorit.

Daçiç merr fotografitë, ku Haradinaj rrihet nga rusët: "Kështu negociohet me terroristët”

Postuar në 26 Janar, 2013 14:15

 

PRISHTINË - Një organizatë serbe, “Srpski Narodni Pokret”, ka dërguar të shtunën fotografi të Ramush Haradinajt, në adresë të mediave, të bëra gjatë vitit 2000, menjëherë pas përleshjes së tij me trupat ruse të stacionuara në Kosovë. 

Në fotot e publikuara shihet një ushtar rus duke e shoqëruar Haradinajn me duar të lidhura, ndërsa në tjetrën disa persona të shtrirë në asfalt dhe ushtarët rusë me fytyra të mbuluara. 

FMN: 2013, vit i vështirë për ekonominë shqiptare

Postuar në 26 Janar, 2013 14:12

 

Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, parashikon se viti 2013 do të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zyrtari i FMN-së flet për rrezikun e borxhit të lartë, problemet e sektorit bankar dhe nevojën për reforma strukturore. I pyetur për gjendjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2012 dhe si përballoi vendi krizën financiare të Eurozonës, zoti Ilahi është përgjigjur se:

Biznesi: Qeveria të na paguajë borxhet, pasi na ka futur në kolaps

Postuar në 26 Janar, 2013 14:11

 

Biznesi kërkon nga ana e qeverisë që t’i paguajë borxhet e shumta. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ka deklaruar se biznesi është futur në ngërç për shkak të borxheve të papaguara të qeverisë ndaj dhe ka kërkuar nga kjo e fundit që të mbajë premtimin për kthimin e tyre.

Bode: Ne jemi ndryshimi, të rrëzojmë bllokatorët më 23 qershor

Postuar në 26 Janar, 2013 14:10

 

Partia Demokratike ka festuar 22 vjetorin e krijimit të degës së saj në Pogradec. I pranishëm në aktivitet deputeti demokrat, njëherësh Ministër i Financave, Ridvan Bode, tha se kjo është një ditë e shënuar, dita e themelimit të pluralizmit politik për të qenë pjesë e BE. Më tej Bode ka ftuar qytetarët të përqafojnë këtë forcë politike, si e vetmja forcë që ka ndryshuar Shqipërinë dhe të rrëzojnë murin e bllokimit të PS.

DailyMail:Rreth 900 fëmijë vuajnë ‘Gjakmarrjen’

Postuar në 26 Janar, 2013 09:38

 

 

Vëllezërit Zefi, 12 vjeç, Marseli, 7 vjeç dhe Marsela, 9 vjeç nuk i kuptojnë kënaqësitë e thjeshta të një fëmijërie të zakonshme. Kështu e nis një reportazh të saj, britanikja Daily Mail, në qendër të të cilit është “Gjakmarrja.”

Ata nuk shkojnë në shkollë ose të vizitojnë miqtë, madje të luash futboll rreth kopshtit të shtëpisë, është krejtësisht jashtë diskutimit.

PD: Edi Rama po kërkon vota nëpërmjet krimit

Postuar në 26 Janar, 2013 09:36

 

TIRANE- Partia Demokratike  reagoi sot pas akuzve të kreut socialist, Edi Rama për gjendjen e kriminalitetit në vend dhe atë të Policisë së Shtetit.

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se Edi Rama është i vetmi politikan që beson se nëpërmjet krimit dhe veprave të tij të zeza mund të mbledhë vota.

Jaka në sulm: Qeveria të shlyejë detyrimet ndaj biznesit, opozita të miratojë ‘Gjykatën Administrative’

Postuar në 26 Janar, 2013 09:34

 

Situata në të cilën mbijeton biznesi në Shqipëri për shkak të krizës ekonomike nuk duhet të rëndohet më tepër për shkak të demagogjive politike dhe mungesës së dialogut. Ky ishte në thelb apeli që kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka u ka bërë qartazi si qeverisë ashtu edhe opozitës gjatë një konference për shtyp ditën e sotme.

Dollapi: Sistemi elektroenergjetik në kolaps për shkak të CEZ, brenda 2 muajve do normalizohet

Postuar në 26 Janar, 2013 09:32

 

Administratori shtetëror i CEZ-Shpërndarje, Sahit Dollapi u prezantua ditën e sotme zyrtarisht në detyrën e tij të re dhe deklaroi se situata aktuale e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të CEZ-it.

“Sot askush s’ka dyshim se kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit të kësaj kompanie, humbjen në rrjet janë rreth 50%. Si administrator besoj se me rëndësi është rikthimi i besimit te qytetari, do tregohem i ndershëm në faturimin e tyre. Askush s’do trajtohet me dy standarde, do furnizohen 24 orë vetëm ata qytetarë që paguajnë energjinë, u shpreh Dollapi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara