Arkiv-Lajme të përditësuara
Bregu: Në PPE do shpjegoj pse shqiptarët po mbeten peng i opozitës
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka njoftuar se sot do të jete e pranishme në Konferencën e 3-të të PPE (Partive Popullore Europiane) mbi Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij në BE, e cila mbahet në Bruksel.
Listat e kandidatëve për deputetë duhet të depozitohen më 3 maj
Sot shqyrtohen afatet për dorëzimin e listave shumemërore nga partitë politike
Taksat, PS: Berisha kopjoi keq programin tonë
Partia Socialiste e ka konsideruar vendimin e qeverisë për të hequr tatimin mbi fitimin për rrogat nën 30.000 lekë, si një kopjim të keq dhe të pjesshëm të programit për një Rilindje Shqiptare. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot paradite, anëtarja e grupit të punës për Programin e PS, Milena Harito ka deklaruar se kjo copëz e programit socialist për taksimin e ndershëm që kryeministri ka njoftuar se do ta përdorë për të arnuar sistemin e tij rrënues të taksës së sheshtë, merr një rëndësi të posaçme në debatin për taksat.
Hajdutët vjedhin për skrap sistemin e ndriçimit në stadiumin e Elbasanit. Marrin madje edhe… shtyllat
Pas vjedhjes së parë që shkaktoi 35 mijë euro dëm, ndodh e dyta vjedhje më e rëndë në stadiumin “Ruzhi Bizhuta” në Elbasan. Sipas burimeve të FSHF-së, por edhe të Klubit Elbasani, vjedhja këtë herë e sistemit të ndriçimit, i papërfunduar, është shumë e rëndë dhe me pasoja shumë të mëdha financiare dhe teknike.
Arvizu takon Spahiun: “Patriotizmi është i mirë, por mos rrëshqisni në nacionalizëm”. Kreu i AK: “SHBA, udhërrëfyesi ynë”
(E PERDITESUAR)- Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është takuar sot me kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Takimi mes ambasadorit Arvizu dhe Spahiut është zhvilluar në zyrat qendrore të kësaj force politike, ndërsa në fokus të bisedimeve kanë qenë zgjedhjet e 23 qershorit, raporton Ora News.
Në një prononcim për mediat pas takimit, ambasadori Arvizu theksoi se e ka nxitur kreun e AK-së, Spahiu që në platformën politike të evitohet rrëshqitja në nacionalizëm.
MERAKU I GJENERALIT
Shefi në largim i EULEX’it, Xavier de Marnhac, thotë se i ka mbetur merak që misioni që e udhëhoqi nuk arriti suksese të kënaqshme në veri të vendit. Por ai shprehet se edhe atje, ashtu sikurse në krejt Kosovën, janë shënuar rezultatet konkrete që e kanë afruar Kosovën me BE’në. Në një intervistë për Express, gjenerali francez beson se dialogu i nisur në Bruksel do të zgjidhë shumë probleme.
Papas: Ligji i Luftës ekziston, Vorio Epirin do e marrim me ushtri
Deputeti i “Agimit të Artë” flet në “News 24”. Kristo Papas: Ushtria greke do të jetë në Vorio-Epir nëse s’i jepet autonomia.
Analisti i njohur i medias shqiptare, Artur Zheji, u rikthye mbrëmë me emisionin e tij “360 gradë”, në televizionin News24.
Ndryshime në ligjin për Statistikat, debate në komision
TIRANE- Debate ne Komisionin e Ligjeve per ndryshimet ne ligjin per Statistikat dhe INSTAT.
Sipas deputeteve te PS-se, INSTAT eshte kthyer ne nje institucion aspak serioz qe prodhon statistika per llogari te qeverise.
Nderkohe qe sipas perfaqesuesve te ketij institucioni, ndryshimet propozohen nga partnerët ndërkombëtarë dhe këshilli i Statistikave përbëhet nga 9 anëtarë.
Por, sipas opozites, kreu i INSTAT te jete ne varesi te Kuvendit e te mos emerohet direkt nga kryeministri.
PANORAMA
Kryetari demokrat i komunës dhunon 70- vjeçarin: Pse prite deputeten e PS në shtëpi?
Kryetari demokrat i komunës Perondi në Kuçovë, Rexhep Hajdari, ka dhunuar dy ditë më parë shtetasin Hajdar Mimani për shkak se ky banor ka pritur në shtëpinë e tij deputeten socialiste, Ermonela Felaj.
Ai tregon se pasi ka shoqëruar gruan për në Poliçan, ka takuar në rrugë disa banorë dhe kryetarin e komunës, të cilit i ka zgjatur dorën për ta takuar.
“Ti je m… burrë. Pse e fute deputeten e PS në shtëpi, atë k…, Ermonela Felajn”, e ka fyer kryetari i komunës.
Shpëtim Idrizi: Kristos Papa të shpallet non grata
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, iu përgjigj dje deklaratave të neonazistit grek, Kristos Papas duke shprehur bindjen se parlamenti shqiptar do të miratojë rezolutën çame për t’ua kthyer shqiptarëve të drejtën e mohuar.