Arkiv-Lajme të përditësuara

Toponimet, Panariti pret ambasadorin grek: Qeveria, propozim për zgjidhjen e problemit

Postuar në 31 Janar, 2013 08:33

 

TIRANE- Ceshtja e toponimeve ne pasaporta dhe nevoja për një zgjidhje urgjente e këtij problemi  ka qene ne qender te takimit te sotem mes ministrit te Punëve të Jashtme  Edmond Panariti dhe ambasadorit grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas.

Ministri Panariti theksoi se Qeveria Shqiptare ka paraqitur tashmë një propozim për zgjidhjen e kësaj çështjeje, bazuar në praktikat ndërkombëtare, dhe mbetet e hapur për dialog në mënyrë që ky problem të adresohet sa më shpejt dhe në mënyrë përfundimtare.

Kuvendi, ndarja e mandateve sipas vitit 2009, opozita voton kundër

Postuar në 31 Janar, 2013 08:31

 

Kuvendi miratoi vetëm me votat e të djathtëve projektligjin për ndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009. Pavarësisht debateve të ashpra dhe kërkesës së socialistët që Kuvendi të mos merrte kompetencat e KQZ-së, projektligji ka arritur të marrë 72 vota pro, 63 kundër dhe 1 abstenim të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule.

Me votimin e sotëm, Kuvendi i dal pas zgjedhjeve të 23 qershorit do të ketë të njëjtën konfigurim si Parlamenti i sotëm.

Debatet  

AK: Berisha miliarder, privatizoi Shqipërinë në emër të tij

Postuar në 31 Janar, 2013 08:29

 

Aleanca Kuq e Zi, ka denoncuar sërish premtimet e pambajtura nga kryeministri Sali Berisha. Kuqezinjtë kanë shkuar sot në banesën ku Berisha ka jetuar deri në vitin 1992 dhe kanë vendosur në mënyrë simbolike një pllakat për t’u rifreskuar shqiptarëve kujtesën.

Ikin austriakët, Samir Mane merr kromin e Bulqizës dhe fabrikat në Burrel e Elbasan

Postuar në 31 Janar, 2013 08:28

 

Biznesmeni i njohur në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë me pakicë, Samir Mane, ka zyrtarizuar dje se kompania në zotërim të tij “Balfin”, ka blerë shoqërinë koncensionare të shfrytëzimit të kromit “Albanian Chrome (ACR), e cila operon në minierën e Bulqizës, si dhe ka fabrikat e pasurimit dhe përpunimit të ferro-kromit në Burrel e Elbasan.

Në kulmin e krizës, Sait Dollapi kërkon rrogë 5.5 milionë lekë në muaj

Postuar në 31 Janar, 2013 08:27

 

Administratori i CEZ, i vendosur si shpëtimtar për situatën e krijuar, Sait Dollapi, ka kërkuar një rrogë prej 5.5 milionë lekë të vjetra në muaj. Në kulmin e krizës, kur CEZ ka 600 milionë dollarë borxhe dhe kur ka humbur kapitalin prej 268 milionë dollarë, Dollapi ka kërkuar një super rrogë për një vend si Shqipëria.

Dollapi e ka justifikuar këtë kërkesë me punën e vështirë që e pret. Si përfundim, ERE ka vendosur që t’ia lërë rrogën 3 milionë lekë në muaj, që sërish është shumë më e lartë fjala vjen se paga e presidentit, kryeministrit, ministrave dhe deputetëve

Ndarja e mandateve, sot votimi në Kuvend

Postuar në 31 Janar, 2013 02:56

 

TIRANE- Parlamenti pritet te miratojë sot, vetëm me votat e maxhorancës, rishpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009.

Deputetët e maxhorancës dhe opozitës pritet te përfshihen sot në debat për disa orë rresht për çështjen e mandateve, çka u shndërrua në “mollë sherri” midis PD dhe PS-së.

Vlorë, 37-vjeçari i vë flakën veten në sy të familjarëve, vdes në spital

Postuar në 31 Janar, 2013 02:55

 

Një 37-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga vetëdjegia me benzinë. Sipas burimeve policore, Fatmir Hysi, 37 vjeç, banor i lagjes “24 Maji” është vetëdjegur me benzinë në prani të familjarëve të tij.

I riu vuante prej kohësh nga depresioni dhe kjo kishte qenë hera e katërt që tentonte t’i jepte fund jetës. Familjarët e tij janë përpjekur ti japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës.

“Një përgjigje shumë e thjeshtë”

Postuar në 31 Janar, 2013 02:54

 

KOSOVA KA SHËNUAR NGRITJE NË LIRINË E MEDIAS

Postuar në 31 Janar, 2013 02:53

 

Në raportin më të ri të organizatës Reporterët pa Kufij lidhur me treguesin e Lirisë së Shtypit në Botë, Kosova është radhitur në vendin e 85-të, duke u ngritur me një pikë në krahasim me një vit më parë. Shtypin e shkruar raporti e karakterizon si embrional, gjë që i jep shumë hapësirë atij më me ndikim, medias transmetuese.

Në këtë kuadër përmendet “kanali kryesor ose udhëheqës, Radio Televizioni i Kosovës, për të cilin thuhet se vazhdon të zgjerohet nën ndikimin e pushtetit.

E PROVOJNË ME LIRAKUN

Postuar në 31 Janar, 2013 02:51

 

Lirak Çelaj arriti ta fitojë garën për Kryetar të Degës së PDK’së në Prishtinë përballë Memli Krasniqit. Çelaj tha se tani ka ardhur koha që partia më e madhe ta udhëheqë kryeqytetin, por nuk tregoi se kush do të jetë kandidati. Ndërkaq, PDK të mërkurën shpalli rezultatet e votimit për Këshillin Drejtues, ku më së shumti vota mori Kadri Veseli.

Lirak Çelaj ka triumfuar të mërkurën karshi kundër-kandidatit të tij Memli Krasniqit, për Kryetar të PDK’së në degën e saj në Prishtinë.

Vendimin për këtë e ka marrë Kryesia Qendrore e kësaj dege pas dy raunde të votimit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara