Ndarja e mandateve, sot votimi në Kuvend

Postuar në 31 Janar, 2013 02:56

 

TIRANE- Parlamenti pritet te miratojë sot, vetëm me votat e maxhorancës, rishpërndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit sipas formulës së vitit 2009.

Deputetët e maxhorancës dhe opozitës pritet te përfshihen sot në debat për disa orë rresht për çështjen e mandateve, çka u shndërrua në “mollë sherri” midis PD dhe PS-së.

Mosgjetja e konsensusit në KQZ për miratimin e rishpërndarjes së mandateve, sipas lëvizjeve demografike të vitit 2013, bëri që Kuvendi të miratojë formulën e vjetër të vitit 2009 të mandateve. Me votimin e sotshëm, mandatet e Kuvendit për zgjedhjet e 23 qershorit do të kenë të njëjtën shpërndarje, siç është konfigurimi i Parlamentit sot.

Po ashtu në axhendën e Kuvendit nuk është futur dhe kërkesa e një grupi prej 15 deputetësh për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të socialistit Fidel Ylli. Kërkesa e demokratëve do të ndjekë procedurë normale dhe javën që vjen pritet të realizohet dhe seanca dëgjimore në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.