Arkiv-Lajme të përditësuara

Pakt PD-PS, gratë jashtë listave për deputetë

Postuar në 30 Janar, 2013 03:14

 

PD dhe PS bien dakord për mosrespektimin e kuotës gjinore prej 30% të grave në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit. Kodi Zgjedhor parashikon që për mosrespektimin e kuotës gjinore në listat e kandidateve të partive, gjithçka të kalohet “paq” vetëm me një gjobë prej 1 milion lekësh, por jo përjashtim të listës së kandidatëve të partisë.

Heqja e tatim fitimit, Berisha: Përfitojnë 200 mijë punonjës nga sektori privat, 15 mijë nga ai publik

Postuar në 30 Janar, 2013 03:13

 

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka sqaruar nepermjet profilit te tij ne Facebook, perfitimet nga heqja e tatimit mbi te ardhurat personale. Berisha, duke iu referuar te dhenave nga Ministria e Financave ka njoftuar se nga vendimi i fundit perfitojne 200 mije punonjes vetem nga sektori privat dhe 15 mije nga ai publik.

Vendlindja e shkruar shqip në pasaporta, 14 nëna me fëmijë bllokohen në Athinë

Postuar në 30 Janar, 2013 03:12

 

Vazhdojne problemet ne pikat kufitare me Greqine. Mengjesin e sotem rreth 14 gra dhe fëmijë shqiptarë janë ndaluar të udhëtojnë nga Athina në drejtim të Tiranës për shkak të toponimit në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre.

Ne nje pronocnim telefonik per News 24, nje nga nenat e kthyera ka shprehur shqetesim per situaten, duke kerkuar reagimin e shtetit per ndihme.

Ky eshte vijim i problemit te pak koheve me pare, kur shqiptaret nuk jane lejuar te udhetojne pasi në pasaporta, vendlindja Greqi është shkruar në shqip dhe jo në gjuhën angleze.

Rama: Sigurim jete për çdo polic

Postuar në 30 Janar, 2013 03:10

 

Gjatë javëve të fundit Partia Socialiste është fokusuar tek çështjet e rendit dhe të sigurisë publike duke denoncuar pasigurinë në rritje të qytetarëve, revanshin që ka marrë krimi si pasojë e kapjes së strukturave drejtuese të policisë së shtetit dhe ministrisë së brendshme.

KOALICION OSE ZGJEDHJE

Postuar në 30 Janar, 2013 03:09

 

Ramush Haradinaj do ta presë vetëm deri në muajin shkurt përgjigjen e Hashim Thaçit për çështjen e koalicionit. Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi thotë se nëse nuk arrihet marrëveshja, partia e tij do të angazhohet për zgjedhje. Ndërsa, në PDK pohojnë se pengesë e re për marrëveshje mund të jenë zgjedhjet e brendshme në Aleancë.

Partia e Ramush Haradinajt ka vendosur të presë muajin shkurt për të hyrë në koalicion me PDK’së ose do të angazhohet që sa më shpejt vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Fajon: Ballkani Perëndimor ka bërë progres

Postuar në 29 Janar, 2013 13:51

 

Anëtarja e Parlamentit Europian dhe raportuesja për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon tha se vendet e Ballkanit perëndimor kanë bërë hapa pozitivë gjatë viti të fundit, por theksoi se axhenda evropiane duhet të kthehet në axhendë kombëtare.

“Azbesti, vrasësi i heshtur kancerogjen”

Postuar në 29 Janar, 2013 13:49

 

Në Shqipëri futen ende materiale me amiant, ndonëse janë të ndaluar me ligj tek ne dhe në të gjithë vendet e Europës. Madje, përveç eterniteve të trashëguara prej vitesh këto materiale, që cilësohen si më kancerogjenet kalojnë doganën shqiptare, si materiale ndërtimi edhe për objektet e reja. Ndërkohë që specialistët thonë së janë gjetur materiale azbesti edhe nëpër laboratorë të shkollave.

Fyle: Mëkat nëse nuk votoni sërish 3 ligjet, shansi i fundit për Shqipërinë

Postuar në 29 Janar, 2013 13:47

 

Eurokomisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, që nga Brukseli, ku po mbahet konferenca e 3-të e PPE (Partive Popullore Europiane) mbi Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij në BE i ka bërë edhe një herë apel klasës politike shqiptare që të vijojnë dialogun për të bërë të mundur votimin e tre ligjeve në Kuvend, të cilat janë vendosur si kusht nga KE për marrjen e statusit të vendit kandiat.

Përmbarimi në shtëpinë e Tahirit për gjobën e Argitës dhe Shkëlzenit

Postuar në 29 Janar, 2013 13:46

 

Gjykata Civile e Tiranës ka lëshuar një tjetër vendim ndaj deputetit socialist Saimir Tahiri, vendim i cili pritet t’i dërgojë atij Zyrën e Përmbarimit në shtëpi për të ekzekutuar gjobën 2 milionëshe të vendosur në favor të fëmijëve të Kryeministrit, Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha.

PD: Zoti Rama, ju nuk mund të qëndroni mbi ligjet e vendit, po pastroni para të pista

Postuar në 29 Janar, 2013 13:45

 

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses, ka përsëritur të njëjtat akuza ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara