Arkiv-Lajme të përditësuara
Berisha kërkon referendum për… tri ligjet e bllokuara në Parlament dhe paralajmëron se Rama do kontestojë edhe zgjedhjet e 23 qershorit
Kryeministri Berisha u ka kërkuar qytetarëve në rrjetin social “Facebook” që të japin mendimin e tyre për zhvillimin e një referendumi për tre ligjet e bllokuara në Parlament.
“Sot po ju drejtohem për të kërkuar mendimin tuaj për një vendim jetik për çdonjërin prej nesh, fëmijët tanë, të sotmen dhe të ardhmen tonë europiane. Ky vendim është miratimi me REFERENDUM i tre ligjeve që kërkohen për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtare të BE nga Shqipëria” shkruan Berisha.
Thaçi rikonfirmohet kreu i PDK: Do të udhëheqim me Kosovën edhe për shumë vite
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë besimin për të drejtuar me PDK-në edhe për 4 vjetët e ardhshme.
Gjithsej të pranishëm në sallë kanë qenë 719 delegatë, ku 718 kanë votuar pro dhe vetëm 1 kundër.
I vetmi që ka kërkuar që zgjedhja në këtë post të jetë me vota, ka qenë pikërisht Thaçi, por që propozimi i tij nuk është pranuar, dhe zgjedhja është bërë me aklamacion.
Qeveria kthen të shkëlqyerit në atdhe, nuk ka para
Ekselenca
Shpresa Mezini
I arratisuri Maringlen Përgjini dorëzohet në polici
I akuzuari për vrasjen e Martin Shtjefnit shkon vetë në komisariat: Jam i pafajshëm
Ardi Bushi
Sondazhi i PS: PS 72 deputetë, PD 54! Rama: Dua 20 vota më shumë nga çdo kuti
Kryetari i Partisë Socialiste kërkoi angazhim nga të gjithë të zgjedhurit e saj që të luftojnë të marrin 20 vota më shumë se zgjedhjet e shkuara për çdo qendër votimi, raporton Panorama.
Në pjesën e mbledhjes pa mediat, Rama tha se në këtë mënyrë PS do të kompensojë mungesën e aleatëve të mëdhenj të saj në koalicionin opozitar. Duke folur për sondazhet e zhvilluara nga skuadra e PS në terren përmes pyetësorëve, Rama tha se ato tregojnë tkurrje të PD-së pas 8 vjet qeverisje.
Ambasadori serb në Tiranë: Jemi për marrëdhënie të mira, por i qëndrojmë deklaratës për Berishën
Rama: Era vijon të fryjë majtas. Në qershor, Shqipëria
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka komentuar ne profilin e tij ne Twitter zgjedhjet e ish kryeministrit te majte, Zeman, si president i Cekise.
Ne reagimin e tij mengjesin e sotem, Rama eshte shprehur i kenaqur qe era vazhdon te fryje majta.
“Edhe ne Ceki fiton e majta ne zgjedhjet presidenciale. Era vijon te fryje majtas. Se shpejti Italia dhe pastaj ne qershor Shqiperia:-)”- shkruan Rama.
PANORAMA
Drama e Dokles, Myftinia në krah të ortodoksëve
“Shën Mëria e Beratit” bashkon Mitropolinë e Korçës dhe Komunitetin Mysliman, duke konfirmuar kështu edhe bashkëjetesën fetare në këtë qytet.
Në vijimësi të reagimeve, të cilat sollën pezullimin e shfaqjes, kreu i Komunitetit Mysliman, myftiu i Korçës, Haxhi Qazim Muçi, doli dje në një deklaratë për shtyp në mbështetje të Mitropolisë për dramën e Namik Dokles. “Drama bëri bujë në të gjithë qytetin. Ne solidarizohemi me Mitropolinë, pasi nuk është mirë që të vihen në lojë klerikët tanë. E përzumë komunizmin dhe kërkojmë që të forcojmë fenë dhe të mos përbuzim klerikët.
Milos Zeman Presidenti i ri i Cekise, nje telash i ri per shqiptaret
Milos Zeman do të jetë kreu i ri i Republikës Çeke. Ish-kryeministri fitoi 55% të votave në zgjedhjet e para presideciale popullore. Kundërshtari i tij, Karl Schëarznberg morri 45%.
Zeman është i njohur në publik si alkoolist dhe grindavec i tmerrshëm më kundërshtarët e tij, e megjithatë, këto atribute nuk e dëmtuan në arritjen e qëllimit të tij për revansh.
Në një prononcim për agjencinë çeke të lajmeve “CTK”, para mbajtjes së raundit të dytë, Zeman deklaroi se nëse do të fitonte zgjedhjet, ai “nuk do të lejonte që një ambasador çek të dërgohej në Prishtinë”.
Ditmir Bushati: Berisha nacionalist anakronik! Ka krijuar varësi ndaj Serbisë
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian Ditmir Bushati, njëkohësisht deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste insiston se me veprimet aventuriere kryeministri Berisha ka krijuar varësi ndaj Serbisë. Në një intervistë për portalin informativ “Lajmifundit.al”, Bushati sqaron se nacionalizmi anakronik i shefit të mazhorancës synon të fshehë skandalet e qeverisjes dhe rrënimin ekonomik. Bushati ndalet edhe tek perspektiva e politikës së jashtme dhe asaj rajonale në qeverisjen socialiste në rast fitoreje të zgjedhjeve të 23 Qershorit.